LAJMI I FUNDIT:

Gjyqi në mes të Twitter dhe Musk tani në pauzë

Gjyqi në mes të Twitter dhe Musk tani në pauzë

Gjykatësja që po e mbikëqyr mosmarrëveshjen e blerjes në mes të Elon Musk dhe Twitter gjatë ditës së enjte vendosi që t’i pauzoi procedurat ligjore deri me 28 tetor pas një kërkese të bërë nga ana e CEO të Tesla, gjë që do të thotë se gjyqi i cili ishte caktuar të nis me 17 tetor nuk do të zhvillohet ashtu siç ishte planifikuar.

Twitter kishte kundërshtuar mocionin e Musk për të pezulluar proceduar dhe kishte ngritur shqetësim se ai mund të mos zbatonte fjalët e tij për mbylljen e shpejtë të marrëveshjes, raporton CNN.

“Nëse transaksioni nuk mbyllet në ora 17:00(sipas kohës lokale) me 28 tetor 2022, palët janë udhëzuar që të kontaktojnë gjatë mbrëmjes me postë elektronike për të marrë datat e seancave për nëntor 2022”, tha në urdhrin e saj gjykatësja e Gjykatës së Kancelarisë së Delaware, Kathaleen McCormick, përcjell Telegrafi.


Avokatët e Elon Musk gjatë së enjtes depozituan një mocion për pezullimin e procedurave ligjore në mosmarrëveshjen e tij me Twitter, dhe që gjyqi që ishte caktuar të filloi me 17 tetor të largohet nga kalendari i gjykatës, duke vënë në dukje “rrethanat e ndryshuara që kanë nxitur në mënyrë efektive këtë veprim”, kjo sipas depozitimit të bërë në gjykatë.

Depozitimi – në të cilin thuhet se pezullimi qëndron “mbi pritjen e mbylljes së transaksionit” – vije pasi që më herët gjatë kësaj jave Musk kishte propozuar procedimin e blerjes së Twitter me çmim prej 44.8 miliardë eurove sipas kushteve të rëna dakord fillimisht, pasi që ai kishte kaluar shumë muaj duke u përpjekur ta prishë marrëveshjen. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për

Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman

Teknologji
Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Një mashtrim po përhapet shtet më shtet - FBI paralajmëron të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që t'i fshijnë menjëherë këto mesazhe

Teknologji
Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Osmani takon CEO-n e Google, ia adreson kërkesat e Kosovës – me vëmendje të veçantë Ads dhe Adsense

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

BE do të mobilizojë 200 miliardë euro për investime në Inteligjencën Artificiale

BE do të mobilizojë 200 miliardë euro për investime në Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Elon Musk tallet me

Elon Musk tallet me "Anonymous", të cilët haptas e kërcënojnë atë në një video të re

Kalo në kategori