Shqyrtimi i dytë ndaj zyrtarit të Policisë, Bajram Bytyqi, i akuzuar për keqpërdorim detyre e ushtrim ndikimi, është shtyrë me kërkesën e të akuzuarit.
Zyrtari policor po akuzohet se mori 1.200 euro nga një person me premtimin se ky i fundit nuk do ta vuante dënimin e shqiptuar nga Gjykata.
Në seancën e sotme, ku parashihej që mbrojtja e të akuzuarit ta paraqiste kërkesën për hedhje të aktakuzës dhe të kundërshtonte provat, i akuzuari nuk kishte avokat.
Sipas kryetarit të trupit gjykues, Shashivar Hoti, avokati i të pandehurit, Gazmend Halilaj, ka kërkuar që të mos e përfaqësojë më atë, meqenëse vetë ai ka punuar si zyrtar policor.
Mirëpo, shtoi gjykatësi, një njoftim të tillë avokati nuk e ka bërë me kohë, raporton kallxo.com.
Ndonëse afati ligjor për kërkesën e hedhjes së aktakuzës dhe kundërshtimin e provave do të kalojë, gjyqtari Hoti tha se të drejtat e palëve nuk do të shkelen, ashtu që pas kërkesës nga i akuzuari i mundësoi që të caktojë një avokat dhe të paraqesin kërkesën e hedhjes së aktakuzës.
I akuzuari Bytyqi komunikoi në Gjykatë se të nesërmen ka vizitë familjare, kur edhe do të kërkojë nga familja e tij që t’i caktojnë një avokat.
Edhe pse caktimi i avokatit nuk është i obliguar në këtë çështje penale, gjykatësi Hoti i tha se do t’i caktojë një avokat në rast se familjarët dështojnë ta bëjnë një gjë të tillë.
Bytyqi në këtë proces gjyqësor, sipas aktakuzës, ngarkohet se më 3 korrik 2013 në Drenas, si person zyrtar në cilësi të zyrtarit të personelit në Stacionin Policor në Drenas, me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete apo tjetrin, ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, ashtu që nga i dëmtuari Ferid Ismajli merr të holla në shumë prej 1.200 euro, duke i premtuar të dëmtuarit që nuk do të vuajë dënimin për të cilin ishte i dënuar nga Gjykata, raporton KALLXO.com.
Me këtë ngarkohet me keqpërdorim i detyrës zyrtare.
Përveç veprës penale të keqpërdorimit, i njëjti ngarkohet edhe me atë të ushtrimit të ndikimit.
Në pikën e dytë të dispozitivit, Prokuroria pretendon se në datë, kohë dhe vend të njëjtë si më lart, i akuzuari në mënyrë të drejtpërdrejtë pas një marrëveshje paraprake me të dëmtuarin, ka pranuar para të gatshme në vlerë 1.200 euro me qëllim të përfitimit për vete apo personin tjetër, në mënyrë që të ushtrojë ndikim të padrejtë dhe të kundërligjshëm te personi zyrtar apo personi përgjegjës për t’ ia hequr dënimin prej gjashtë muaj burg të dëmtuarit.
Zyrtarit të stafit civil të Policisë së Kosovës, Bajram Bytyqit, i është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej një muaji.
Kjo masë e paraburgimit i është caktuar për një proces gjyqësor tjetër më 1 mars të këtij viti nën dyshimin se ka kryer veprat penale keqpërdorim detyre, si dhe mashtrim.
IPK kishte njoftuar se ka pranuar informacione në lidhje me dyshimet për përfshirje në veprimtari penale të të dyshuarit Bajram Bytyqi, zyrtar i stafit civil në stacionin policor të Drenasit, Drejtoria Rajonale e Prishtinës.
Me autorizim të prokurorit, hetuesit e IPK-së kanë filluar hetimin ndaj këtij zyrtari duke ndërmarrë edhe disa veprime hetimore të cilat rezultuan me arrestimin e të dyshuarit.
Me vendim të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore, njofton Inspektorati Policor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjykimi për falsifikim të rezultateve të votimit, veçohet procedura për ish-deputetin Haxhi Shala

Puna e AKI-së që çoi deri te aktakuza ndaj dy të dyshuarve për spiunazh te shërbimi sekret serb

Taravari vizitoi Spitalin e Prilepit, promovoi aparate të sofistikuara nga 20 milionë denarë për ndërhyrje kirurgjikale

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij