LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit vazhdon më 27 janar

Gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit vazhdon më 27 janar

Me publikimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup vazhdoi gjykimi për vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe banorit nga Velesi Pançe Zhezhovski, ku i akuzuari i parë është Lupço Palevski-Palço, së bashku me Bore Videvskin, Velibor Manevin dhe Vllatko Keshishovin, si dhe babain e vajzës, Aleksandar Gjorçevski. Gjykimi vazhdon më 27 janar.

Prokuroria në seancën e sotme gjyqësore prezantoi pamje nga sistemi Sejf siti, për të cilat tha se janë siguruar nga kontrolli i targave të veturave Citroen dhe Reno Kangu.

Vetura Citroen e të vrarit Pançe Zhezhovski, në të cilin është rrëmbyer Vanja në një video të ditës kritike të 27 nëntorit 2023 në ora 06:28, është parë në kryqëzimin e Bulevardit “Hristijan Todorovski Karposh” me rrugën “Ferid Bajram”, në Çair, ndërsa po lëviz drejt Qendrës. Në orën 6:29 vazhdon përgjatë bulevardit “Cvetan Dimov” në drejtim të Bit Pazarit dhe në kryqëzimin me Q.T. “Mavrovasja” kthehet përgjatë bulevardit “Goce Dellçev” në drejtim të urës “Goce Dellçev” dhe në orën 6:33 vazhdon në Bulevardin “Ilinden” dhe në kryqëzimin tek Qeveria, tërhiqet përgjatë rrugës “Orce Nikollov”.


Në orën 06:36, Citroeni është vërejtur në parkingun në rrugën “Mihail Cokov”, afër hotelit “Park” dhe ka vazhduar drejt ndërtesës së Vanjës në rrugën “Naum Naumovski Borçe”.

Në ditën kritike të 27 nëntorit, rreth orës 06:25, automjeti Renault Kangu është vërejtur duke lëvizur përgjatë rrugës “Butelska”, nëpër rrugën “Hristijan Todorovski Karposh”, e më pas përgjatë bulevardit “Cvetan Dimov” në drejtim të Qendrës. Në Q.T. “Mavrovasja” në orën 06:29 kthen në bulevardin “Goce Dellçev” në drejtim të urës “Goce Dellçev”, nga ku vazhdon drejt bulevardit “Partizanski Odredi” te Katedralja, në drejtim të Karposhit. Tërhiqet në rrugën “Leninova” në Debar Maalo.

Në një video nga ora 07:30, shihet automjeti Kangu duke lëvizur nga Debar Maalo dhe duke u kthyer majtas në “Ilindenska” në një vend ku sipas shenjave të komunikacionit nuk lejohet kthimi majtas. Më pas në kryqëzimin e bulevardit “Ilinden” me rrugën “Naum Naumovski Borçe” vërehet si vazhdon përgjatë rrugës “Ilindenska” në drejtim të Kopshtit Zoologjik dhe kthen djathtas përgjatë bulevardit “8 Shtatori” në drejtim të urës tek Aleksandar Palas në drejtim të Momin Potokut. Në automjet është vetëm një person, shoferi.

Paraprakisht, Citroeni është regjistruar në kamerat e sigurisë Sejf Siti, duke lëvizur në rrugët e Shkupit dhe disa ditë para ditës kritike të 24 nëntorit 2023, nga rruga “102” në lagjen Maxhari në orën 06:36 dhe mbi mbikalimin tek Triangla lidhet me Bulevardin “Aleksandar Makedonski”. Më pas, në orën 6:40, automjeti kthehet nga bulevardi në rrugën “Brigadat ndërkombëtare”, afër Dojranës, pastaj drejt pranë Ist Gejtit përgjatë bulevardit “Goce Dellçev”, afër Q.T. “Mavrovasja” dhe përgjatë urës “Goce Dellçev”, tek Qeveria kthen majtas dhe më pas vazhdon nëpër rrugën “Orce Nikollov” dhe drejt ndërtesës nga e cila u rrëmbye Vanja në ditën kritike, disa ditë më vonë më 27 nëntor.

Në një video të datës 25 nëntor të vitit 2023 në ora 21:00, automjeti Citroen shihet duke lëvizur sërish nga Triangla, në Maxhari përgjatë bulevardit “Aleksandar Makedonski”, ku më pas vërehet së bashku me automjetin Reno Kangu.

Videot e para, të paraqitura nga Prokuroria, tregojnë të pandehurin Vllatko Keshishev duke paguar dhe mbushur një boks me benzinë në pompën e benzinës Makpetrol, në Qendrën e Transportit të Shkupit në afërsi të partisë Desna, rreth orës 05:00 më 27 nëntor të vitit 2023.

Në sallën e gjyqit u prezantuan edhe disa video nga kamerat e sigurisë të automjetit Reno Kangu, se si qarkullon nëpër Qendër, nga selia e partisë Desna, drejt salles Jane Sandanski në Aerodrom dhe pastaj në drejtim të Autokomandës, rreth orës 5 e 33 minuta më 27 nëntor të vitit 2023.

Në pamjet e kamerave të Sejf siti, ishte treguar qarkullimi i automjetit mercedes, pronësi e të akuzuarit Velibor Manev më 20 nëntor 2023 në orën 9 e 30 minuta se si qarkullon nëpër bulevardin “Goce Dellçev” tek Ist Gejti.

Gjykimin e udhëheq gjykatësi Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Zhaklina Kërstevska.

Mbrojtësi i Palevskit, avokati Jovica Strasheski, para përfundimit të seancës së sotme kundërshtoi paraqitjen e disa provave, të cilat, siç tha ai, nuk dihet se si kanë lidhje me të pandehurit dhe ngjarjen penale, duke qenë se videot nuk tregonin asnjë provë as targat dhe as personat në automjete.

“As për Reno Kangun dhe as për Citroenin, prokuroria nuk ka vërtetuar sot se ka pasur lëvizje drejt banesës së Vanjës. Të gjitha provat e paraqitura sot nuk janë relevante, as të lidhura me ngjarjen penale juridike dhe të pandehurit Lupço Palevski Palço”, tha Strasheski.

Ankesë në listën e provave të Prokurorisë, shprehu edhe i akuzuari i parë Palevski Palço, duke theksuar se në listën e 197 dëshmive ka dëshmi të dyfishuara.

“Kërkoj që ky ekip i super-prokurorëve që më akuzon të redaktojë listën e provave. Dëshiroj të njoftoj se në seancën e ardhshme do të kërkoj përjashtimin e gjithë prokurorisë, për çka do të paraqes prova”, tha Palevski.

Në seancën e kaluar gjyqësore, prokurorja Zhaklina Trajkovska shkurtimisht shpjegoi para Gjykatës 180 nga gjithsej 197 prova, të cilat kanë të bëjnë me lokacionet ku janë gjetur viktimat, gjetjet e organeve hetimore, gjurmët e gjetura, gjetjet e autopsisë, si dhe raportet nga ekzaminimet psikiatrike.

Siç bëri të ditur prokurorja, viktimat ishin vrarë me plumb në kokë nga afërsia, me kalibër të njëjtë të plumbit prej 9 milimetra, duke theksuar se autopsia ka treguar se Vanja nuk ishte mbytur, gjegjësisht që ty dy viktimat ishin gjallë në momentin e ekzekutimit. Sipas analizës ADN nga ngjitësja e cila ishte në gojën e Vanjës, janë gjetur gjurmë të përziera nga vajza, si dhe, sipas gjitha gjasave gjurmë të të akuzuarit Velibor Manev.

Në seancën e parë gjyqësore të akuzuarit Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë.

Sipas akuzës, ata bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor të vitit 2023.

Në trend Lajme

Më shumë
Mungesa e krerëve institucionalë të Kosovës në inaugurimin e Trumpit, konsiderohet shqetësuese nga analistët

Mungesa e krerëve institucionalë të Kosovës në inaugurimin e Trumpit, konsiderohet shqetësuese nga analistët

Lajme
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi

Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi

Kronika e Zezë
‘House of Kosovo’ hapet në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

‘House of Kosovo’ hapet në Forumin Ekonomik Botëror në Davos

Lajme
Ndalohen tre inspektorë të ATK-së, dyshohet se morën ryshfet nga bizneset në Gjakovë

Ndalohen tre inspektorë të ATK-së, dyshohet se morën ryshfet nga bizneset në Gjakovë

Drejtësi
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kalo në kategori