LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi për rastin “Trajektorja” do të vazhdojë më 4 shtator

Gjykimi për rastin “Trajektorja” do të vazhdojë më 4 shtator

Me dëgjimin e 20 bisedave të përgjuara telefonike, si dëshmi në vazhdim për rastin e PSP-së “Trajektorja”, ka mbaruar dëgjimi i seancës së sotme, ndërsa mbajtja e seancës së re do të vazhdojë me 4 shtator të vitit 2018-të.

Deri më tani janë dëgjuar 300 biseda telefonike, ndërsa sot u dëgjuan bisedat nga aplikimit për kreditin nga Kina nga periudha e janarit të vitit 2013-të.


Në të gjitha bisedat dëgjohet se si ish-ministri Mile Janakieski merret vesh me bashkëbiseduesit se cilat kompani nga Maqedonia të marrin pjesë në ndërtimin e rrugës.

Për rastin “Trajektorja” të dyshuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-kryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri për Transport dhe Lidhje Mile Janakieski dhe ish drejtori për rrugët shtetërore, Ljubço Georgievski. /Telegrafi/