LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi për organizatën fantome terroriste rifillon në korrik

Gjykimi për organizatën fantome terroriste rifillon në korrik

Të akuzuarit për bashkim me një organizatë terroriste që mund të mos ekzistojë do të rikthehen përsëri në gjyq.

Arben Livoreka dhe Nexhat Behluli të akuzuar si pjesëmarrës të një organizate terroriste të quajtur “Harausham”, në muajin korrik do të dalin përsëri para Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Në janar të vitit të kaluar Livoreka dhe Behluli ishin gjetur fajtor dhe dënuar me 7 vjet burg, nga 3 vjet  e gjysmë secili, ndërsa në muajin qershor të vitit të kaluar Gjykata e Apelit e riktheu çështjen në rigjykim.


Për këtë gjykim KALLXO.com raportoi disa herë duke gjetur se organizata të cilën prokuroria në aktakuzë e kishte emëruar si “Harausham”, mund në fakt të mos ekzistonte fare.

KALLXO.com disa herë kishte kërkuar sqarime nga prokuroria lidhur me këtë organizatë, por nuk kishte pranuar përgjigje.

Gjykata e Apelit në arsyetimin e aktgjykimit në të cilin e ktheu në rigjykim këtë rast, konstatoi se vendimi dënues i gjykatës së shkallës së parë kishte një varg shkeljesh.

“Aktgjykimi i shkallës së parë përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale… ngase nuk janë respektuar dispozitat procedurale për pranimin e fajësisë, ndërsa në pjesën arsyetuese nuk ka të dhëna për faktet vendimtare”, thuhej në vendimin e Gjykatës së Apelit.

Livoreka dhe Behluli ishin arrestuar në shtator 2014, nën dyshimin se në periudhën nëntor 2013 – korrik 2014 i ishin bashkuar një grupi militant që kontrollohej nga organizata terroriste Al-Nusra në Siri. /KALLXO.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori