LAJMI I FUNDIT:

Gjykimi “online” në Maqedoni, i pamundur pa ndryshime ligjore

Gjykimi “online” në Maqedoni, i pamundur pa ndryshime ligjore

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, pohon se gjyqësori mund të funksionojë online, por një pjesë e ekspertëve thonë se për momentin kjo është e pamundur. Kryetari i Gjykatës Civile, Ilir Sulejmani për Alsat thekson se procedura aspak nuk është e thjeshtë. Duhet ndryshim të Ligjeve, në këtë rast ndryshim i Ligjit për Procedurë Civile, Rregullores Gjyqësore, Ligjit për Menaxhimin e Çështjeve. Megjithëse ekzistonte vullneti tek gjyqtarët dhe administrata, pa ndryshime ligjore, gjykimi përmes internetit për momentin është i vështirë.

“Për momentin, nuk është nëse gjykatësit, gjykata duan apo nuk duan gjykim përmes internetit. Fundja, në rrethana të tilla shoqërore me situatën e Covid 19, askush nuk dëshiron ta vërë veten në rrezik me praninë fizike, as palët e as gjykatësit, por për të arritur në atë situatë duhet të ndryshojmë shumë zgjidhje ligjore”, tha Ilir Sulejmani, kryetar i Gjykatës Civile.

Përveç ndryshimit kryesor në ligjet procedurale, problem paraqesin edhe pajisjet teknike të gjykatave. Do të duhet të shpenzohen para për kompjuterë si dhe teknologji për gjykim online. Sulejmanin e kanë informuar nga sektori i IT se Gjykata Civile nuk ka kapacitet të tillë. Nuk kanë kornizë financiare se sa do të kushtonte organizimi i gjykimeve përmes internetit për 55 gjykatës, të cilët çdo vit mesatarisht gjykojnë nga 220 raste.


“Në Gjykatën Civile, ju e dini që kemi pesë reparte. Këtu kemi edhe raste falimentimi dhe tani nuk e di se si do të funksiononte një Kuvend i Kreditorëve ku paraqiten pesëdhjetë persona dhe si ligjvënësi i ka paraparë ato momente. Kjo është e rregulluar me Ligjin e Falimentimit, i cili është ligj procedural dhe material”, deklaroi Ilir Sulejmani.

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq tha dje se gjyqësori mund të funksionojë përmes internetit. Nga ky dikaster nuk shpjegojnë nëse ekziston marrëveshje politike për të ndryshuar ligjet procedurale për procedurë civile dhe penale, të cilat kërkojnë një shumicë prej dy të tretave. Informacioni është se Ministri i Drejtësisë do të ketë takime me të gjithë përfaqësuesit e gjyqësorit në lidhje me njoftimin e gjykimit përmes internetit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori