Azem Tuzi ishte dëshmitari i radhës, pas Sami Shalajt, në gjykimin e Ekrem Bajroviqit, i cili akuzohet për krime lufte ndaj popullatës civile shqiptare në fshatrat e komunës së Istogut.
Bajroviq akuzohet se ishte pjesë e forcave policore dhe ushtarake serbe të cilat kishin ndaluar një kolonë me civilë shqiptarë në maj të vitit 1999, dhe i kishin ndarë burrat nga pjesa tjetër e kolonës.
Sipas aktakuzës, ata ishin dërguar në një shtëpi, ku ishin pushkatuar së paku 16 prej tyre. Vetëm një prej tyre kishte mbijetuar, ndonëse i plagosur.
Kur kishte ndodhur kjo vrasje, dëshmitari Azem Tuzi tha se kishte qenë në burg atë kohë, por dha detaje se si vetë i akuzuari e kishte rrahur atë.
“Një person me emrin Gusha, e ka pasë një lokal aty ka punu vullkanizer dhe ka jetu në atë vend, kur jemi afru aty te ai, Ekremin e kam pasë në anën e majtë. Gusha më ka njoftë, dhe i ka thënë Ekremit: ‘Vraje, kaja nanën!’. Ky më ka ra në pjesën e djathtë të barkut. Deri te kryqi Pejë- Mitrovicë kam ecë pa frymëmarrje, kam thanë nëse ulna më sjell prapë”, tha dëshmitari sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Ai shtoi tutje edhe për momentet e para kur ishin detyruar të dalin nga shtëpia në mars të vitit 1999, dhe si ishin tortuar për të treguar se kush nga ta ishin UÇK.
“Në mars, pak pa u shtru silla e Bajramit, qëllova para shtëpisë, më ftuan te dyert e oborrit, policët Shapiq, Banjaq dhe Safet Muriqi dhe thanë largohuni, nuk dojmë me ju gjetë këtu”, rrëfeu ai.
Ai tregoi se si forcat serbe, disa prej tyre me maska, i kishin ndarë nga kolona 30 persona, i kishin shtrirë më fytyrë në tokë dhe i kishin detyruar të tregonin se kush nga ta ishte UÇK, dhe se njëri nga civilët aty ishte vrarë.
“Ishim 30 veta të shtrirë me fytyrë përtokë. Kanë hi njerëz me uniforma, me maska, Lushiqi i lugut të Istogut, që i themi ne “lugu i serbëve”, tha: ‘Ndreqni!’. Unë mendova se paskëm me vdekë. E goditshin dikënd, e ngrita dorën, i thash: ‘I kam dy fjalë’. Më thanë: ‘Ngritu në këmbë!’. Unë prita që po më pushkatojnë. Lushiqi ishte i moshuar me mustaqe dhe pa maskë. ‘Trego kush është UÇK!’. Unë thash që këtu UÇK nuk është asnjë. ‘Trego se të pushkatojmë!’. Pushkatonëm se këtu UÇK nuk ka. E ka detyru një person me u ngrit në këmbë edhe ai i ka thanë: ‘Nuk ka këtu UÇK’. E qitën jashtë oborrit, e kanë goditë me kondak dhe kanë qitë pushkë në ajër. Ja shihsha këmbët te dera e oborrit e majet e këpucave përpjetë. ‘Trego se ta bëjmë si atij!’”, i kishin thënë forcat serbe dëshmitarit.
Pas kësaj, ai shtoi se e kanë torturuar atë dhe gjithë personat e tjerë sa ishin te një lokal para se t’i shpienin në burg. Rrugës për atë burg ai rrëfeu se ushtarët serbë i detyronin ata të këndonin këngë serbe.
Të akuzuarin tha se e njeh edhe para luftës, e ia dinte edhe shtëpinë.
Ai tha se ka pasoja edhe tani nga ato që kishte përjetuar nga Bajroviq.
I akuzuari për deklaratën e dëshmitarit tha se nuk është e vërtetë, dhe se nuk e kishte urdhëruar askush që ta godiste.
Për këtë rast dëshmitari Tuzi kishte dëshmuar dy herë në stacionin policor të Istogut, dhe pas ngjarjes kritike tha se kishte dhënë deklaratë edhe tek ushtarët e KFOR-it spanjoll.
Në cilësinë e dëshmitarit ishte dëgjuar edhe i mbijetuari nga vrasjet të cilat janë objekt i aktakuzës, Naim Elshani, i cili kishte rrëfyer për ngjarjen kritike.
Ky gjykim do të vazhdojë në muajin mars.
Trupi gjykues në këtë rast përbëhet nga gjyqtarët Mentor Bajraktari, Arben Hoti dhe Kujtim Krasniqi.
Çka thotë dosja e Prokurorisë për Ekrem Bajroviqin?
Sipas aktakuzës, gjatë luftës në Kosovë, në vitet 1998-1999, në Istog dhe në fshatrat përreth, Bajroviq ka kontribuar në aplikimin e masave represive të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës dhe trajtimit në mënyrë çnjerëzore të popullatës civile.
Këto veprime akuzohet t’i ketë kryer si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe në mënyrë individuale si dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë.
Aktakuza thotë se në fshatin Staradan më 8 maj të vitit 1999 kolona e popullsisë civile që po shkonte në drejtim të Shqipërisë ishte ndalur nga këto forca policore dhe ushtarake serbe, pjesë e të cilave ishte edhe Bajroviq, me ç’rast ishin ndarë djemtë e burrat nga pjesa tjetër e grupit.
Fillimisht atyre u ishin marrë paratë dhe sendet e tjera me vlerë, e më pas ishin vendosur në oborrin e shtëpisë së një personi ku ishin renditur me radhë, me duar të ngritura lart dhe me fytyrë nga muri i oborrit, me ç’rast forcat serbe i kishin sulmuar fizikisht dhe rrahur me mjete të ndryshme, thuhet në aktakuzë.
Gjatë kësaj kohe, sipas aktakuzës, forcat policore dhe ushtarake serbe u ishin drejtuar me fjalët: “Ku e keni NATO-n?” e “Ku e keni UÇK-në?”.
Aktakuza thotë se më pas ishin dërguar në një shtëpi, në të cilën kishin pushkatuar së paku 16 prej civilëve shqiptarë. Vetëm një prej tyre kishte mbijetuar, ndonëse i plagosur.
Ndërkaq, sipas aktakuzës, i akuzuari më 7 maj të vitit 1999 kishte marrë pjesë në arrestimin, kidnapimin dhe keqtrajtimin e 84 civilëve shqiptarë, të cilët fillimisht i kishin ndarë nga kolona dhe i kishin marrë të gjitha paratë e sendet me vlerë.
Më pas këta persona i kishin dërguar në Gurrakoc, në një lokal, në të cilin i kishin maltretuar dhe torturuar në mënyrë çnjerëzore e më pas i kishin transferuar në stacionin policor në Gurrakoc.
Sipas aktakuzës, kolonës i ka prirë i akuzuari Ekrem Bajroviq, i cili kishte goditur me pjesën e pasme të automatikut një person në anën e djathtë nën brinjë.
Kurse më pas, sipas aktakuzës, pas vendosjes së civilëve në stacion policor, i kanë torturuar në mënyrë çnjerëzore, dhunë psikike, duke i kanosur për jetë. Më tej në aktakuzë thuhet se përveç lëndimeve të rënda trupore u janë shkaktuar trauma dhe pasoja në shëndet.
Sipas aktakuzës, këto veprime sanksionohen sipas ligjeve vendore si dhe Konventës Ndërkombëtare të Gjenevës.
Aktakuzën po e përfaqëson prokurori special Ilir Morina. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje