LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Themelore rikthen lëndën “Monstra” në Supreme

Gjykata Themelore rikthen lëndën “Monstra” në Supreme

Lënda për rastin “Monstra”, nga Gjykata e Apelit sot herët në mëngjes arriti tek Gjykata Themelore, por nga pala mbrojtëse thonë se pas dy-tri orëve Penalja e ktheu lëndën përsëri tek Gjykata Supreme me arsyen se Supremja nuk ka dhënë qëndrimin për çështjen e paraburgimit.

Avokati Naser Raufi thotë se sipas praktikës gjyqësore, Këshilli Penal në Gjykatën Themelore duhet ta merr vendimin për 6 të dënuarit me burg të përjetshëm se a do të mbrohen në liri.


“Pasi që deri më tani nuk ka pasur rast që të akuzuarit me dënim të përjetshëm, të lirohen prej paraburgimit, pra është rasti i parë në Maqedoni. Mendoj se Gjykata Themelore nuk do që vet ta sjell vendimin e paraburgimit, praktikisht për lirimin e personave dhe kërkon prej Gjykatës Supreme që të jetë ajo që do ta vendos çështjen e paraburgimit”, tha Naser Raufi, avokat.

Familjarët e të dënuarve për rastin “Monstra” thonë që prej të premten kur u morr vendimi për rigjykim, kanë mbetur dyerve të gjykatave e të avokatëve për të marr lajmin e lirimit që pas 5 vjetëve e gjysmë, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Sami Luta dhe Haki Aziri do të dalin nga burgu.

Nga Gjykata Supreme thonë se prej shkallës së tretë lëndën përsëri do ta procedojnë në shkallën e parë tek Gjykata Themelore, pasi që sipas tyre, Penalja u ka shqiptuar masën e paraburgimit, kurse Supremja vetëm se ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë dhe të dytë dhe lëndën e ka kthyer në rigjykim. Rasti “Monstra” më 24 nëntor u kthye në rigjykim nga Gjykata Supreme për shkak të dyshimeve në lidhje me dëshmitë për vrasjen e pesëfishtë të ndodhur afër Liqenit të Smilkovcës më 12 prill të vitit 2012.

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori