Gjykata Themelore refuzon padinë e KOSTT-it ndaj ZRRE-së për energjinë elektrike në veri të vendit

Qytetarët në veri të Kosovës po vazhdojnë tash e sa vite të mos paguajnë për energjinë elektrike të shpenzuar. Ndërkohë, KOSTT nuk po arrin t’i paguaj ato shpenzime, gjë që edhe kishte dorëzuar padi ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke kërkuar që të lirohet kjo nga kjo pagesë. Megjithatë, Themelorja ka refuzuar këtë padi.
Më 24 maj të vitit 2022, KOSTT-i kishte pranuar se e ka paditur ZRRE-në për të anuluar nenin 5 të licencës për Operatorin e Sistemit të Transmetimit, nen ky që ka të bëjë me kompensimin e të gjitha të hollave që i ka dhënë KOSTT për veriun.
Ishte arritur të sigurohet aktvendimi i Gjykatës Themelore, në të cilën thuhet se paditsja me asnjë provë nuk e ka bërë të besueshëm pretendimin e saj.
Jeta Statovci, deputete e Grupit Parlamentar të LVV-së, e cila është edhe pjesë e Komisionit për Ekonomi dhe Ndërmarrësi, ka thënë se Gjykata Themelore e ka refuzuar kërkesën e KOSST-it, si të pa bazë.
“Padia e KOSTT-it në raport me ZRRE-në lidhet me nenin 5 në të cilën e mban KOSTT, ka të bëjë me mbulimin e devijimit në pjesën veriore në kuadër të dokumentacionit që ne e kemi parë parimisht lidhet me pamundësinë apo problematikat që derivojnë në pjesën veriore pasi që ato nuk janë të përfshira në tarifat e energjisë elektrike. Ne e dimë që në të kaluarën ato kanë qenë të përfshira si tarifa të energjisë elektrike dhe janë paraparë si shpenzime, mirëpo sipas vendimit të vitit 2017, ai obligim ka kaluar nga ana e KESCO në anën e KOSTT-it”, thotë Statovci për KP.
“KOSTT-i në kuadër të dokumentacionit është i vetëdijshme shqetësimet që i mbarvon, mirëpo gjithashtu paraqitet të ketë shqetësime në raport me gjetjen e masave apo gjetejen e mjeteve në mbulimin e këtyre devijimeve ku pra duhet të derivojnë këto mjete. Parimisht sot jemi informuar se ka disa veprime nga ana e gjykatës të cilët kryesisht vlerësohet që për shkak të mbështetjes së vazhdueshme që parimisht në të kaluarën ka derivuar nga ana e qeverisë por edhe mbështetjes së fundit ku përmes dividendës janë mbuluar shpenzimet të cilat derivojnë në pjesën veriore, pra është vlerësuar si e pabazë një kërkesë e tillë dhe pastaj mbetët të shihet si do të veprohet në mes të dy institucioneve”, shton ajo.
Për humbjet e shkaktuara dhe dëmet që i janë bartur KOSTT-it, Ferat Shala, deputet i Grupit Parlamentar të PDK-së ka thënë se KOSTT-i vullnetarisht kishte kërkuar të merr përsipër pagesën e energjisë elektrike për qytetarët e veriut të Kosovës.
Sipas tij, fajtorë janë ZRRE-ja dhe Qeveria.
“Keqmenaxhimi i sektorit energjetik të vendit po vazhdon fatkeqësisht, KOSST ka reaguar me kohë të vonuar, do të thotë do duhej të reagonte në momentin kur ka fillu të implementohet kjo padrejtësi që iu është bërë KOSTT-it, e dyta KOSTT ka marrë përsipër në komision që obligimet t’i kryen me dividend që prapë është gabimi që vet KOSTT ka marrë përsipër publikisht që divijimet do t’i mbulon me fonde të veta dhe sot KOSTT, reagon kur praktikisht është zhytur në borxhe dhjetëra miliona euro ose 50 deri 60 milionë euro”, thotë Shala.
“Është e drejtë e tyre që të ankimojnë në Gjykatë për një padrejtësi që iu është bërë por që ka dëshmi që ata janë deklaruar publikisht që kanë mjete e atëherë unë kam insistuar që kjo është një padrejtësi e madhe që qeveria dhe ZRRE-ja po ia bëjnë KOSTT-it dhe sot mendoj që KOSTT është i dëmtuar por që bashkë aksionar në këtë proces të dëmtimit është Zyra e Rregullatorit dhe Qeveria”, përfundon ai.
KosovaPress ka kontaktuar zyrtarët e KOSTT-it, por ata nuk kanë kthyer përgjigje nëse do ta ankimojnë aktvendimin e themelores në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame