Gjykata Themelore e Prizrenit ka njoftuar se ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj kryetarit të KDTP-së dhe ministrit të MZHR-së, Fikrim Damka dhe nipit të tij, për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç kanë kryer veprat penale sulm dhe kanosje.
“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtarja e procedurës – ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) të pandehurve, dhe ka marrë aktvendim, për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve: F.D., (I), për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: sulmi nga neni 181 par.1 të KP-së, dhe për veprën penale kanosja nga neni 181 par.2 lidhur me par.1 të KP-së., dhe ndaj të dyshuarit F.D. (II), për shkak të dyshimit zë bazuar se ka kryer veprat penale: sulmi nga neni 184 par.1, dhe veprën penale kanosja nga neni 181 par.1 të KP-së”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prizrenit, raporton Telegrafi.
Aty theksohet se masa e arrestit shtëpiak është caktuar në kohëzgjatje prej një muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 09.02.2025, dhe se mund të zgjasë deri më datën 09.03.2025.
“Të pandehurit nuk guxojnë që të largohen nga vendbanimi pa lejen e Gjykatës, si dhe iu ndalohet të kontaktojnë me personat me të cilët ata nuk jetojnë apo nuk janë të varur nga të pandehurit. Nëse të pandehurit e shkelin masën e arrestit shtëpiak, ndaj të njëjtëve do të caktohet masa e paraburgimit”, thuhet në komunikatë, raporton Telegrafi.
Tutje sqarohet se kjo masë do të mbikëqyret nga Stacioni Policor në Prizren, “të cilët edhe pa kërkesë të Gjykatës në çdo kohë mund të verifikojnë zbatimin e masës së arrestit shtëpiak dhe të njoftojnë Gjykatën për çdo cenim të mundshëm të masës”.
Në të njëjtën kohë është theksuar se gjyqtarja e procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë dhe dëgjimit të pohimeve të palëve, dhe në bazë të provave në shkresat e lëndës, ka gjetur se kërkesa e Prokurorit të Shtetit për caktimin e paraburgimit është e pabazuar, dhe ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.
“Fillimisht Gjykata nga shkresat e lëndës ka vërtetuar se rrjedhë dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, në këtë drejtim është vlerësuar se edhe me masën e arrestit shtëpiak, do të arrihet të sigurohet prezenca e të pandehurve dhe se do të mund të zhvillohet normalisht dhe pa pengesa procedura penale, përkatësisht procedura hetimore ndaj të pandehurve. Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i masës së arrestit shtëpiak, në këtë fazë të procedurës për të pandehurit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm”, përfundon komunikata e Gjykatës Themelore të Prizrenit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Autostrada Biennale në edicionin e pestë ndërthur të shkuarën dhe të tashmen përmes artit bashkëkohor

Shtëpia e Vehbi Haxhiut sipas QRTK-së në Prizren do të rikthehet në shkëlqimin e saj origjinal

Drejtoria e Bujqësisë në Prizren nis hapjen e kanaleve për ujitje dhe kullim në tokat bujqësore

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës