LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Supreme kthen në rigjykim rastin e sharkimit të Basri Sejdiut nga posti i drejtorit të ShSKUK-së

Gjykata Supreme kthen në rigjykim rastin e sharkimit të Basri Sejdiut nga posti i drejtorit të ShSKUK-së

Gjykata Supreme e Kosovës e ka kthyer në rigjykim rastin e shkarkimit të Basri Sejdiut nga pozita e drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Supremja e ka trajtuar si rast të jashtëzakonshëm kërkesën e Sejdiut për shqyrtimin e aktvendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e kishte shtyrë ekzekutimin e vendimit të Inspektoratit për rikthimin e tij në pozitën e drejtorit, shkruan Gazeta Shneta.

“Anulohet aktvendimi i Gjykatës së Apelit në Prishtinë dhe aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative, dhe lënda kthehet në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë”, thuhet në aktgjykimin e Supremes.


Sejdiu ishte shkarkuar nga Bordi Drejtues më 6 korrik të vitit të kaluar. Këtë vendim Bordi e kishte marr duke e arsyetuar me performancën e dobët të Sejdiut, si dhe me parregullësitë e shumta të gjetura nga Auditori i Brendshëm dhe Zyra Kombëtare e Auditorit.

Në vend të tij ishte emëruar ushtrues detyre Valbon Krasniqi, i cili para disa javësh e mori mandatin e plotë përmes konkursit.

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Lajme
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Lajme
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Kalo në kategori