LAJMI I FUNDIT:

Gjykata i pranoi akt akuzat për rastet ‘Trust’ dhe ‘Total’- seanca e parë për Sead Koçan më 7 nëntor

Gjykata i pranoi akt akuzat për rastet ‘Trust’ dhe ‘Total’- seanca e parë për Sead Koçan më 7 nëntor

Gjykata themelore Shkupi 1 e ka pranuar akt padinë për rastin “Trust”, në të cilin i akuzuari kryesor është afaristi dhe pronar i TV Nova, Sead Koçan. Seanca e parë e hapur për publikun për këtë lëndë është caktuar për 7 nëntor. Aktakuza për “Trust” është shkruar në 57 faqe, nga të cilat në 50 janë dhënë dëshmitë, ndërsa PSP për këtë rast ka sugjeruar edhe dëgjim të dëshmitarëve.

Sipas akt akuzës, njerëzit e parë të “Trans met”, “Sileks nemetali” dhe “Vato” kanë bërë falsifikim të dokumenteve për të fituar tenderin për gërmim të thëngjillit që kompania shtetërore ELEM e ka shpallur në vitin 2011. Konzorciumi, sipas PSP-së, me dokumente të rreme ka dëshmuar se posedon mekanizimin e nevojshëm si kusht për të fituar tenderin dhe në këtë mënyrë kanë përfitur një shumë prej 17 milionë euro. Kjo lëndë doli nga njëra prej audio incizimeve të publikuara deri më tani dhe nga dy incizime tjera të cilat nuk janë bërë publike.


Sipas lajmit të “Makfaks”, gjykata ka pranuar edhe akt akuzën në rastin “Total”, ku i akuzuari kryesor është afaristi dhe gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas, për fshehje tatimi, por për këtë lëndë ende nuk ka seancë të caktuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori