LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Penale: Gruevski është i detyruar që vullnetarisht të paraqitet për vuajtjen e dënimit me burg

Gjykata Penale: Gruevski është i detyruar që vullnetarisht të paraqitet për vuajtjen e dënimit me burg

Pas informatave të sotme se Gjykata e Apelit në Shkup pjesërisht e mbështeti ankesën e të akuzuarit të parë Gjoko Popovskit në rastin PSP-së “Tanku” dhe plotësisht e konfirmoi dënimin me burg të Nikolla Gruevskit, Gjykata Themelore Shkup 1 shpjegoi hapat e ardhshëm të sistemit gjyqësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lidhur me disa pyetje të gazetarëve në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit – Shkup KOKZH-23/18 me të cilën pjesërisht pranon ankesën e të pandehurit të parë dhe tërësisht e hedh poshtë ankesën e të pandehurit të dytë në rastin e Gjykatës Themelore Shkup 1-Shkup me KOK 59/17, në publik të njohur si rasti “Tanku”, ne informojmë publikun se pas marrjes së rastit nga Gjykata e Apelit, e njëjta sipas AKCMIS-sistemi elektronik për përpunimin e lëndëve do t’i ndahet një gjyqtari për ekzekutimin e sanksioneve për veprime të mëtejshme”, thonë nga gjykata.


Gjoko Popovski u dënua me 6.5 vjet burg në procedurën fillestare dhe me vendimin e Gjykatës së Apelit dënimi i tij u reduktua në 4.5 vjet burgim. Ndërkohë, Nikolla Gruevski u dënua me dy vjet burg.

Vërtetohet dënimi me dy vjet burg për Gruevskin
Lexo po ashtu Vërtetohet dënimi me dy vjet burg për Gruevskin

Sipas Gjykatës Themelore Shkup 1, gjyqtari për ekzekutimin e sanksioneve, në pajtim me dispozitat ligjore, përgatit aktin referues, të cilin ua dorëzon personave të dënuar në rast dhe të njëjtit pas marrjes së tyre, janë të detyruar që në mënyrë vullnetare të paraqiten për ekzekutimin e sanksionit të caktuara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Lajme
Kalo në kategori