LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Penale e Shkupit do të vendosë për disa të dyshuar të lëndës ”Fortesa”

Gjykata Penale e Shkupit do të vendosë për disa të dyshuar të lëndës ”Fortesa”

Sot pritet që të merret vendimi nëse do t’u meren pasaportat ish-ministres së punëve të brendshme Gordana Janulloska, dy shefave të DSK-së dhe një arkivistit, të cilët janë të dyshuar në lëndën ”Fortesa”, tranmseton Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, Gjykata Penale do të vendosë nëse këto presona do të thirren për t’u marrë në pyetje, ndërkaq ky hap i Gjykatës vjen pas propozimit të PSP-së, për disa masa kujdesi dhe një propozim për paraburgim për drejtorin e drejtorisë së pestë të DSK-së.


Në ndërkohë, kjo gjykatë duhet të vendosë nëse Goran Grujoski do të qëndrojë në paraburgim. Ai tashmë është në departamentin e paraburgimit./Telegrafi/