LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Penale e Shkupit sot vendos për rastin “Lëndina” të PSP-së

Gjykata Penale e Shkupit sot vendos për rastin “Lëndina” të PSP-së

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të shpallet vendimi për rastin “Lëndina” të Prokurorisë Speciale Publike, ku të akuzuar janë Dragan Pavloviq-Latas dhe vëllezërit e tij Srgjan dhe Zvezdan për ndërtimin ilegal të vilave në Zelenikovë.

Nga PSP kërkojnë që gjykata t’i dënojë vëllezërit për ndërtim pa leje dhe t’ua konfiskojë vilat, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas PSP-së, të akuzuarit veprën e kanë kryer me paramendim për shkak se edhe pse e kanë ditur se nuk kanë leje për ndërtim ata kanë nisur të ndërtojnë në kundërshtim të ligjit tre vilat në komunën e Zelenikovës.

Mbrojtja i konteston dëshmitë e PSP-së duke theksuar se nuk kanë arritur të dëshmojnë veprën për të cilën ata akuzohen.

Në Gjykatën penale të Shkupit sot duhet të mbahen edhe seanca “Magyar Telekom”, “Treqind” dhe “T.N.T” të PSP-së.

Në lëndën “Magyar telekom” të akuzuar janë ish drejtori i përgjithshëm dhe atij financiar të Telekomit të Maqedonisë, Atila Sendrei dhe Rolf Pllat, si dhe dy persona të tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe arritjes së marrëveshjes fiktive për shërbime konsultuese me kompanitë nga Qipro, të njohur si “Magyar Telekom”.

Rastin e udhëheq gjykatësja Lenka Davitkva, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është Lile Stefonaovska nga PSP.

Gjykimi për “Magyar Telekom” filloi në vitin 2011 dhe më pas rastin e mori PSP.

Për keqpërdorimin e pozitës zyrtare të akuzuar janë ish drejtori i përgjithshëm i Telekomit të Maqedonisë Atila Sendrei, drejtori financiar, Rolf Pllat, si dhe Mihail Kefalojanis dhe Zoltan Keshius. Ata dyshohen se kanë arritur marrëveshje fiktive për shërbime konsultative me shtëpinë konsultuese nga Qipra “Chaltechs holdings Limited” dhe në mënyrë e kanë dëmtuar Telekomin e Maqedonisë dhe buxhetin e vendit.

Në rastin “Treqind” akuzohet ish ndihmës ministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë furnizimit të 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska në muajin maj të vitit të kaluar e dënoi Popovskin me nëntë vjet dënim me burg, ndërsa në muajin dhjetor të vitit të kaluar Gjykata e Apelit e shfuqizoi aktvendimin e shkallës së parë për rastin dhe e ktheu në gjykim të sërishëm.

Sipas aktakuzës së PSP-së, Popovski nuk i ka respektuar rregullat ligjore për furnizim publik dhe e ka dëmtuar buxhetin për 453.570 euro.

Në lëndën ‘T.N.T” që ka të bëjë me rrënimin e kompleksit ‘Kosomos’ të biznesmenit Fiat Canovski, në mesin e të akuzuarve janë edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri Mile Janakieski si dhe ish kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Sipas akuzës së PSP-së, të akuzuarit gjatë vitit 2011 kanë kryer vepër penale për shkak të urrejtjes politike me rrënimin e kompleksit ‘Kosmos’ të Fiat Canovskit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori