LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Shkupit miratoi aktakuzën kundër Muhamed Zekirit

Gjykata e Shkupit miratoi aktakuzën kundër Muhamed Zekirit

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit më 22 tetor dorëzoi aktakuzë kundër ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri, ndërsa sot Gjykata Themelore e Shkupit e ka miratuar aktakuzën ndaj tij.

Zekiri do të ulet në bankën e të akuzuarve, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Sipas aktakuzës, ai e ka dëmtuar buxhetin e RMV-së me rreth 1.4 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Pas procedurës hetimore dhe kontrollit nga i pandehuri dhe mbrojtja e tij, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore Penale në Shkup”.

“Sipas përshkrimit në aktakuzë, i akuzuari akuzohet se ka kryer vepër penale të vazhduar – Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar. I akuzuari, si zyrtar – Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së, me dashje ka kryer dy veprime të lidhura me kohën që paraqesin realizim të shumëfishtë të të njëjtit krim”.

“Në periudhën nga prilli 2021 deri në mars 2022, ai, duke shfrytëzuar pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar, ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Prokurim Publik dhe në dy raste, pa kryer procedurë përkatëse për prokurim publik, ka zgjedhur një person juridik për realizimin e aktiviteteve të nevojshme, dhe ka lidhur dy kontrata me dy persona juridikë si ofrues të shërbimeve”.

“Me veprimet e tij, i pandehuri ka përfituar dobi pasurore kundërligjore në vlerë të konsiderueshme për dy personat juridikë në vlerë të përgjithshme prej 89.385.255 denarë (1.451.209 euro), me çka ka dëmtuar buxhetin e RMV-së”, thonë nga Prokuroria.

Më tej shtojnë se duke pasur parasysh rrethanat ndaj të akuzuarit, është kërkuar që t’i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori