LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Kushtetuese i kthen përgjigje pozitive Kadri Veselit, për një amendament të Kushtetutës

Gjykata Kushtetuese i kthen përgjigje pozitive Kadri Veselit, për një amendament të Kushtetutës

Gjykata Kushtetuese e ka deklaruar të pranueshme kërkesën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, lidhur me një amandament të miratuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Më 24 tetor të vitit 2018, Veseli i referoi Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, një amendament të Kushtetutës, të propozuar nga 80 (tetëdhjetë) deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke kërkuar nga Gjykata të bëjë vlerësim paraprak nëse amendamenti i propozuar zvogëlon ndonjë nga të drejtat dhe liritë e garantuara me Kapitullin II të Kushtetutës.

Amendamenti i propozuar parasheh që të shtohet një paragraf i ri pas paragrafit 8 të nenit 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare] të Kushtetutës, respektivisht të shtohet edhe paragrafi 9, si në vijim:


“(9) Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje”.

Siç thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, propozuesit e amendamentit pretendojnë se amendamenti i propozuar “përcakton standarde të rëndësishme në fushën e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje dhe ka për qëllim mbrojtjen e grave nga të gjitha  format e dhunës, dhe parandalimi, ndjekja penale dhe eliminimi i dhunës kundër grave dhe dhunës në familje”.

Gjykata konstatoi se formulimi i amendamentit të propozuar nuk zvogëlon asnjë nga të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës, transmeton Insajderi.

“Për më tepër, ajo vetëm i avancon dhe i zhvillon këto të drejta”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori