Gjykata Kushtetuese me anë të një njoftimi ka treguar se ka pezulluar deri më 30 mars të vitit 2020 zbatimin e Ligjit për Paga.
Pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji, institucioni i Avokatit të Popullit e ka dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e përputhshmërisë së Ligjit.
“Gjykata, pa paragjykim ndaj meritave të kërkesës dhe të kushtetutshmërisë së Ligjit të kontestuar, në mbështetje të nenit 116.2 të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 57 të Rregullores së punës, vendosi, me shumicë votash, që: I. TË MIRATOJË masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 30 mars 2020, nga data e nxjerrjes së këtij vendimi; II. TË PEZULLOJË MENJËHERË zbatimin në tërësi të Ligjit nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, në kohëzgjatje të njëjtë”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese, përcjell Telegrafi.
Lidhur me këtë, Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Sindikata e Policisë, e Doganës dhe Arsimit, kanë reaguar ndaj këtij vendimi, derisa kanë kërkuar që të zbatohet Ligji.
Derisa thonë se nëse nuk marrin asnjë përgjigje nga institucionet relevante, të gjithë punëtorët e tyre do të hyjnë në grevë dhe protesta.
Të mërkurën, drejtues të tri sindikatave janë takuar me kryetarin e Vetëvendosjes, njëherësh pretendentin për kryeministër Albin Kurti.
Drejtuesit sindikalistë thanë se pas dërgimit në Kushtetuese të Ligjit për Paga, gjendja është alarmante, teksa nuk i mohuan grevat e përgjithshme. Ata i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese që të marrë vendim të drejtë dhe mos të pezullojë Ligjin për Paga, por vetën të bëhen ndryshime në ata sektor ku ka pakënaqësi.
Kujtojmë se deputetët e legjislaturës së fundit të Kuvendit të Kosovës me 62 vota për, asnjë kundër dhe 1 abstenim, në muajin shkurt të këtij viti, kishin miratuar Ligjin për Pagat në sektorin publik.
Ligji pritet të rregullojë pagesën e të punësuarve që marrin rroga nga buxheti i shtetit, ku koeficienti më i lartë është 10 dhe më i ulëti është 1 dhe vlera monetare e koeficientit për vitin e parë do të jetë 239 euro.
Sipas afateve të parapara në Ligj, nga muaji dhjetor i këtij vitit, punëtorët e sektorit publik pritet të marrin pagat me rritje.
Njoftimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kërkesës së Avokatit të Popullit për caktimin e masës së përkohshme përkitazi me Ligjin nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, të shpallur në Gazetën Zyrtare më 1 mars 2019, i cili hyri në fuqi nëntë (9) muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare.
Parashtruesi i kërkesës pretendonte se Ligji i kontestuar nuk është në pajtueshmëri me paragrafin 2 të nenit 3 [Barazia para ligjit], nenin 4 [Forma e qeverisjes dhe ndarja e pushtetit], paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat], nenin 10 [Ekonomia], nenin 21 [Parimet e përgjithshme], paragrafin 1 të nenit 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare], nenin 23 [Dinjiteti i njeriut], nenin 24 [Barazia para ligjit], nenin 46 [Mbrojtja e pronës], nenin 55 [Kufizimi i të drejtave dhe lirive themelore], paragrafët 3 dhe 7 të nenit 58 [Përgjegjësitë e shtetit], paragrafin 2 të nenit 102 [Parimet e përgjithshme të sistemit gjyqësor], paragrafin 1 të nenit 109 [Prokurori i shtetit], nenin 119 [Parimet e përgjithshme], paragrafët 1 dhe 2 të nenit 142 [Agjencitë e pavarura], nenin 130 [Autoriteti civil i aviacionit] të Kushtetutës, me nenin 1 të Protokollit nr. 1 [Mbrojtja e pronës] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe me paragrafin 2 të nenit 23 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.
Lidhur me kërkesën për masë të përkohshme, Avokati i Popullit, duke u thirrur në dispozitat relevante të Kushtetutës, të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të Rregullores së punës së Gjykatës, kërkoi që Gjykata Kushtetuese të bëjë “pezullimin e menjëhershëm të Ligjit nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik.” Avokati i Popullit gjithashtu theksoi se, ai ka pranuar gjithsej 35 ankesa individuale nga subjekte të ndryshme të sektorit publik dhe që është në “interes të ankuesve, por edhe të publikut, që Gjykata të vlerësojë nëse Ligji i kontestuar prek interesat legjitime të këtyre ankuesve.”
– Gjykata, pa paragjykim ndaj meritave të kërkesës dhe të kushtetutshmërisë së Ligjit të kontestuar, në mbështetje të nenit 116.2 të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 57 të Rregullores së punës, vendosi, me shumicë votash, që:
I. TË MIRATOJË masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 30 mars 2020, nga data e nxjerrjes së këtij vendimi;
II. TË PEZULLOJË MENJËHERË zbatimin në tërësi të Ligjit nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, në kohëzgjatje të njëjtë.
Në fund, Gjykata po ashtu miratoi propozimin e Gjyqtares Raportuese që, bazuar në rregullin 55 [Amicus Curiae] të Rregullores së punës të Gjykatës, të ftohet Komisioni i Venecias që të dorëzojë një Opinion lidhur me Ligjin nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht