LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Komerciale detyron Telekomin e Kosovës t’ia paguajë “Dardafonit” 5.7 milionë euro në procedurën përmbarimore

Gjykata Komerciale detyron Telekomin e Kosovës t’ia paguajë “Dardafonit” 5.7 milionë euro në procedurën përmbarimore

Gjykata Komerciale e Kosovës në vendimin e saj për rastin e procedurës përmbarimore mes debitorit – Telekom Kosova dhe kreditorit “Dardafon.net” ka vendosur lidhur me ekzekutimin e vendimit përfundimtar të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të vitit 2016.

Përmes këtij vendimi, Gjykata Komerciale e detyron Telekomin e Kosovës që t’ia paguajë kreditorit “Dardafon.net” shumën 5,732,871.34 euro në një afat prej 7 ditësh nën kërcënim të përmbarimit me dhunë.


Në vitin 2015, “Z-Mobile” (Dardafon) iu drejtua Arbitrazhit pasi pretendonte se Telekomi i Kosovës po bënte shkelje të marrëveshjes pasi refuzonte t’i ndajë numra shtesë dhe të ofronte shërbime 3G dhe 4G.

Marrëveshja kishte shkuar deri në Tribunalin e Arbitrazhit, i cili kishte vendosur në favor të “Dardafonit”.

Sipas Telekomit, vendimi i Arbitrazhit ishte mbi 27 milionë euro, kurse Telekomi veçse kishte kryer pagesa në emër të vendimit të Arbitrazhit në shumën prej rreth 40 milionë euro ndaj “Dardafonit”.

Sipas Telekomit të Kosovës, kompanisë “Dardafon” i janë paguar mbi 13 milionë euro më shumë.

Për këtë rast të përmbarimit ishte bërë një ekspertizë financiare, të cilën e kishte përpiluar eksperti financiar Remzi Ismajli, i cili ishte caktuar nga Organi përmbarues në bazë të vendimit të Gjykatës Komerciale të datës 27 tetor 2022, për nxjerrjen e provës me ekspertizë financiare.

‘’Sipas Konkluzionit të organit përmbarues, si dhe sipas ekspertizës financiare e po ashtu sqarimeve të dhëna të ekspertit financiar në seancën e datës 25.04.2023, gjykata vlerësoi se detyrat për nxjerrje të provës me ekspertizë financiare janë dhënë në mënyrë të duhur dhe në kuadër të kufijve të titullit përmbarimor, në raport me zhvillimet në procedurë përmbarimore si deri më tani’’ – thuhet në vendimin e Gjykatës.

I njëjti në ekspertizë kishte përcaktuar se Telekomi i Kosovës ka mbetur pa i paguar “Dardafonit” edhe rreth 5,732,871.34 euro.

Tutje, i njëjti kishte deklaruar se nga llogaritja e borxheve të Telekomit ka filluar nga paraqitja e urdhrit për përmbarim, pra nga propozimi për një urdhër të tillë dhe në bazë të marrëveshjes së arritur mes palëve të datës 17.11.2020.

Ekspertiza sipas Ismajlit ishte përpiluar për katër ditë pune. Dhe se për këtë rast nuk ishte kontaktuar Telekomi i Kosovës pasi që kishte informacione të mjaftueshme në përgjithësi, nga shkresat e lëndës.

Telekomi i Kosovës kishte propozuar që të bëhet një ekspertizë e re financiare për rastin përmbarimor me kompaninë “Dardafon”.

Gjykata e Prishtinës me konkluzion, më 25 prill 2023, kishte refuzuar propozimin e Telekomit të Kosovës për një ekspertizë të re për rastin përmbarimor me kompaninë “Dardafon”.

Sipas vendimit të Gjykatës, debitori – Telekomi i Kosovës Sh.A, e kishte kundërshtuar këtë ekspertizë në vazhdimësi edhe gjatë mbajtjes së seancave dëgjimore në riprocedurë.

Lidhur më këtë çështje, Gjykata ka vlerësuar se ‘’kundërshtimet dërmuese shtrihen mbi mënyrën e llogaritjes së interesit mbi borxh, por që nga elaborimi dhe rishikimi i hollësishëm i ekspertizës financiare, gjykata është bindur se kundërshtimet e debitorit janë të paqëndrueshme’’.

Ndryshe, Gjykata Komerciale është funksionalizuar vitin e kaluar nga Qeveria, me qëllim që t’u japë zgjidhje më të shpejtë kontesteve tregtare dhe konflikteve administrative të bizneseve.

Gjykata Komerciale e Kosovës ka për qëllim të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve të ndryshme komerciale, përfshirë kontratat, transaksionet tregtare, çështjet e ligjit të konkurrencës, shkeljet e të drejtave të pronësisë intelektuale, dhe çështjet e tjera të lidhura me botën e biznesit.

Ajo vepron si një instancë e pavarur e gjyqësorit dhe ndjek procedurat dhe ligjet përkatëse në trajtimin e rasteve komerciale.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Ekonomi
Kalo në kategori