LAJMI I FUNDIT:

Gjykata ka dhënë vendim lidhur me kërkesën e Martin Shkrelit, për lirim të mëhershëm nga burgu për ta krijuar një medikament kundër coronavirusit

Gjykata ka dhënë vendim lidhur me kërkesën e Martin Shkrelit, për lirim të mëhershëm nga burgu për ta krijuar një medikament kundër coronavirusit

Martin Shkrelit i është refuzuar kërkesa për lirim të mëhershëm nga burgu, në mënyrë që ai të gjejë një medikament kundër COVID-19.

Kiyo Matsumo është gjykatësi i një gjykate në New York City, që e refuzoi kërkesën e 37-vjeçarit, që pretendon se mund ta krijojë një medikament, që do ta trajtonte coronavirusin, transmeton Telegrafi.


Shkreli kishte kërkuar një lirim tremujor gjatë muajit prill, në mënyrë që të mblidhte një ekip, me të cilin do luftonte pandeminë, që deri më tani ka infektuar 4.64 milionë njerëz në mbarë botën.

“Gjykata nuk konstaton se lëshimi i z. Shkreli do të mbrojë publikun edhe pse ai kërkon të shfrytëzojë përvojën e tij me farmaceutikë, për të ndihmuar në zhvillimin e një medikamenti për COVID-19, të cilin ai do ta sigurojë pa ndonjë kosto”, thuhet në raportin gjyqësor, që e sjellë Bloomberg.

Në raportin e gjykatës, thuhet se Shkreli i cili pritet të lirohet në tetor të vitit 2023, është i ndjeshëm nga virusi sepse vuan nga astma dhe alergjitë.

I njohur si “Djaloshi i farmacive”, u dënua në marsin e vitit 2018 me shtatë burg, pasi u gjet fajtor për mashtrim me letra me vlerë, gënjeshtra ndaj investitorëve në fonde mbrojtëse dhe manipulimin e aksioneve në Retrophin Inc., një kompani bioteknike që ai e themeloi vet.

“Nuk jam i befasuar, por shumë i zhgënjyer. Të mbrojturit tim famëkeq, nuk i lejohet të pushojë e as të kontribuojë kur i duhet vendit më së shumti”, tha avokati i Shkrelit, Benjamin Brafman.

Si njeriu apo shqiptari më i urryer në botë, Shkreli më së miri njihet për rritjen e çmimit të një ilaçi kundër HIV-it për 5,000 për qind, por dënimi i tij nuk lidhet vetëm me këtë veprim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Blen një shtëpi ëndrrash në Angli, pastaj gjetën një gjë të pabesueshme nën dysheme

Evropa

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Gjermania është kthyer në

Gjermania është kthyer në "shtëpinë publike" të Evropës - si e ka zgjidh këtë 'problem' Suedia

Evropa
Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Bora mbulon Zvicrën dhe Gjermaninë

Evropa
Kalo në kategori