Gjykata Themelore e Gjilanit ka liruar nga akuza logopedin Iljasa Fazliu, i cili akuzohej për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.
Vendimi nga kjo gjykatë është marrë më 30 tetor të këtij viti.
Zëdhënësi i kësaj gjykate, Sabit Shkodra në një përgjigje për Telegrafin ka bërë të ditur se gjyqtari ka ardhur në përfundim se i akuzuari nuk e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej.
“Në lidhje me pyetjet e juaja për rastin në fjalë ju njoftojë se gjyqtari Behar Ymeri nga Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, ka nxjerrë Aktgjykim lirues me datë 30.10.2024, ndaj të akuzuarit Iljasa Fazliu, i cili ka qenë i akuzuar për veprën penale trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor.
Pas shtjellimit të gjitha provave, dëgjimit të dëshmitarëve dhe ekspertizës së Institutit Psikiatrisë Forenzike të Kosovës (IPFK), gjyqtari ka ardhur në përfundim se i akuzuari nuk e ka kryer veprën penale trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, ka thënë Shkodra.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë. Ky Asociacion e ka quajtur këtë vendim të gjykatës si goditje e rëndë për sigurinë e fëmijëve, besimin e prindërve dhe respektimin e standardeve etike nga profesionistët që punojnë me persona me nevoja të veçanta në Kosovë.
“Vendimi për shpalljen e pafajësisë së këtij logopedi është mbështetur në raportin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës, i cili konstatoi se gjuha e përdorur nga Iljasa Fazliu nuk kishte ndikuar negativisht në gjendjen shëndetësore të vajzës. Ky vlerësim është bërë pa u takuar asnjëherë komisioni me fëmijën dhe pa kryer ndonjë ekzaminim të drejtpërdrejtë. Për më tepër, gjuha e përdorur në këtë vendim është tejet stigmatizuese ndaj personave me autizëm”, thuhet në reagim.
Historiku i akuzave ndaj Iljasa Fazliut
Iljasa Fazliu ishte arrestuar më 27 nëntor 2022 nga Policia e Kosovës pas shpërndarjes në media të një audioje ku logopedi dëgjohet duke e fyer dhe ofenduar pacienten 3-vjeçare.
Më 29.11.2022, Drejtoria e SHSKUK-së kishte konfirmuar se Fazliu ishte ulur nga pozita e ushtruesit të detyrës së shefit të Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë (ORL).
Mirëpo në në janar të vitit 2023, i njëjti ishte rikthyer në punë vetëm si logoped në Klinikën e ORL-së, por jo u.d. shef i shërbimit.
Pas këtij vendimi për rikthim të tij në punë ishin zhvilluar disa aksione para repartit të Logopedisë, ku kërkohej shkarkimi i Iljasa Fazliut.
Në incizimin e publikuar në media, Fazliu dëgjohej duke e urdhëruar pacienten që të ndaloj së qari disa herë me radhë.
“Plaq atje…Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen…ik aty… jepja bre topin q*ja nanen qaty… nalu ta q*ft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b**hen”, janë fjalët e logopedit drejtuar 3 vjeçares. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës