Gjykata e Lartë rrëzoi të enjten rekursin e bërë nga Klemend Balili, lidhur me vendimin e Apelit të Posaçëm, që në vitin 2019 e dënoi atë përfundimisht me 10 vite burg.
Treshja gjykuese: Ilir Panda, Medi Bici dhe Sandër Simoni, nuk e morën parasysh rekursin e Balilit, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”.
“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Klemend Balili, kundër vendimit nr. 70, datë 17.10.2019, të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, njofton Gjykata e Lartë.
Klemend Balili u dënua më 17 tetor 2019 përfundimisht me 10 vite burg, për kryerjen e veprave penale “trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive nga nëpunësit civilë” dhe “pastrim të parave”.
Në bashkim të të gjitha dënimeve, ai u dënua me 15 vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Balili përfitoi ulje të 1/3 të dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 10 vjet. Vendimi u la në fuqi nga Apeli.
Operacioni për goditjen e grupit të Balilit u zhvillua në muajin maj të vitit 2016, operacion që u shtri në Greqi dhe Belgjikë. Në atë kohë, Balili i shpëtoi arrestimit, por u vetëdorëzua pas tre vitesh duke i dhënë fund arratisë.
Kush është Klemend Balili, i njohur ndryshe edhe si “Eskobari i Ballkanit”?
Balili ka qenë për 2 vite Drejtor i Drejtorisë së Transporteve në qytetin e Sarandës. Ai u emërua në këtë post në vitin 2016 nga LSI-ja.
Në vitin 2016 mediat greke bënë të ditur se një sasi prej 700 kilogramë Cannabis Sativa që u sekuestrua asokohe në Greqi, i përkiste Klemend Balilit. Hetimi ndaj Balilit në Greqi janë bërë nga disa agjensi zbulimi si “DEA” amerikane, si dhe policia greke. Në këtë hetim, DEA amerikane dhe policia greke, janë ndihmuar edhe nga policia shqiptare.
Balili, të vetmen dalje publike e ka në 2016, duke mohuar akuzat e drejtësisë greke. Ai më pas u arratis, pasi u shpall në kërkim. Balili ishte pronar i disa bizneseve duke filluar nga “Santa Quaranta” në Sarandë, hotel Olivia në bregdetin e Butrintit. Ai, së bashku me vëllezërit e tij, ka qenë edhe pronar i shoqërisë së sigurisë private “Balili shpk” në qarkun e Vlorës, si dhe i përfshirë edhe në disa biznese të tjera.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMungesa e krerëve institucionalë të Kosovës në inaugurimin e Trumpit, konsiderohet shqetësuese nga analistët
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Shpërthimi i fishekzjarreve në Prizren, vdes 25 vjeçari i cili po trajtohej në Turqi
‘House of Kosovo’ hapet në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Ndalohen tre inspektorë të ATK-së, dyshohet se morën ryshfet nga bizneset në Gjakovë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet