LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Lartë pranon kërkesën e Gruevskit, do të rishqyrtohet lënda “parcelat në Vodno”

Gjykata e Lartë pranon kërkesën e Gruevskit, do të rishqyrtohet lënda “parcelat në Vodno”

Gjykata e Lartë ka njoftuar se është ngritur lëndë dhe do të vazhdojë me kërkesën e parashtruar për shqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë për rastin “Parcelat në Vodno” të ish-kryeministrit të dënuar Nikolla Gruevski.

“Më 10 korrik 2023, në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë është dorëzuar Kërkesë për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit të formës së prerë nga i dënuari Nikolla Gruevski përmes avokatit të tij Dimitar Dangov, për lëndën e njohur si ‘parcelat në Vodno’. Pas kërkesës së parashtruar është themeluar lënda KVP-KOK2-16/23 dhe i është caktuar gjyqtarit raportues për veprime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.

Gruevski u dënua me shtatë vjet burg në shkallë të parë për “Parcelat në Vodno””, ndërsa këtë vit Apeli e ndryshoi aktgjykimin dhe ia rriti dënimin në nëntë vjet burg, raporton AIM.


Në vitin 2018, pas shpalljes së dënimit me burg për rastin “Tanku”, Nikolla Gruevski u arratis në Hungari, ku mori azil. Autoritetet maqedonase kanë lëshuar një fletarrest ndërkombëtar për të.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori