LAJMI I FUNDIT:

Dy të akuzuarve për shpëlarje parash u konfiskohet pasuria rreth 1 milion euro

Dy të akuzuarve për shpëlarje parash u konfiskohet pasuria rreth 1 milion euro

Gjykata e Apelit ka njoftuar se dy të akuzuarve për “Shpëlarje të parasë në bashkëkryerje”, u ka vërtetuar dënimin me burg për dy të akuzuarit që Gjykata Themelore i kishte dënuar para rreth një viti.

I vetmi ndryshim i bërë në aktgjykim është ai i cilësimit juridik të veprës penale dhe atë veprimet e të pandehurve nga “Shpëlarja e parasë në bashkëkryerje”, janë ri-cilësuar në “Shpëlarja e parasë në bashkëkryerje”.

“Të akuzuarve për shpërlaje parash u vërtetohen dënimet me burgim, dhe u konfiskohet pasuria rreth 1,000, 000 ( një milion ) eurove Prishtinë, 03.02.2020 – Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, ua ka vërtetuar dënimet me burgim me kusht prej dy vjetësh të akuzuarve F.S. dhe M.S. Atyre gjithashtu, u është vërtetuar edhe dënimi plotësues i shqiptuar nga ana Gjykatës Themelore në Prishtinë, për konfiskimin e pasurisë/ sendeve të përfituara nga kryerja e veprës penale në shumën prej 946,820.84 eurove”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.


“Aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, i datës 28.03.2019, është ndryshuar vetëm sa i përket cilësimit juridik të veprës penale dhe atë veprimet e të pandehurve nga ‘Shpëlarja e parasë në bashkëkryerje’ sipas nenit 308 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe nenit 32 par.2 nënpara.2.1 dhe 2.2 të Ligjit mbi parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit, janë ri-cilësuar në ‘Shpëlarja e parasë në bashkëkryerje’ sipas nenit 308 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe nenit 56 par.1, pika 1.1 dhe 1.2 e Ligjit mbi parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit. Gjithsesi ky ri-vlerësim juridik nuk ka ndikuar në dënimin e të akuzuarve. Në çështje tjera aktgjykimi i ankimuar ka mbetur i pa ndryshuar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori