Zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari, bënë me dije se janë vetëm dy gjyqtarë që merren me çështje ekonomike.
Sipas tij, aktualisht janë të pakryera 477 lëndë të cilat janë trashëguar nga vitet paraprake.
“Në Gjykatën e Apelit aktualisht kemi vetëm dy gjyqtarë që merren me këtë çështje. Gjatë vitit 2018 në Gjykatën e Apelit kemi pranuar 340 lëndë të natyrës ekonomike, ndërsa kemi kryer 237 sosh”, është shprehur Jashari, duke shtuar se për pesëmujorin e parë të këtij viti presin të marrin epitet edhe 34 lëndë. “Në pesë mujorin e parë të këtij viti janë pranuar 213 lëndë, ndërsa janë zgjidhur 179 sosh. Aktualisht kemi të pakryera 477 lëndë, të cilat janë trashëguar nga vitet paraprake”, është shprehur për Epoka e Re, Jashari.
Në pyetjen nëse është sfidues numri i limituar i personelit në këtë gjykatë, Jashari është përgjigjur, se “natyrisht që është sfidues. Gjykata e Apelit gjatë vitit 2017 dhe 2018 ka pasur vetëm një gjyqtar në këtë departament. Prej janarit i kemi dy gjyqtarë. Është e nevojshme që atyre t’u ofrohet përkrahje teknike dhe profesionale me staf mbështetës siç janë: zyrtarët ligjorë dhe bashkëpunëtorët profesionalë, por edhe këshilltarë ligjorë. Gjykata është duke punuar në këtë drejtim”.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë se ankesat e bizneseve janë të natyrës komerciale dhe se grumbullimi i lëndëve është sinjal negativ për investitorët e huaj.
“Ankesat e bizneseve ndaj sistemit gjyqësor janë të natyrës komerciale në të dyja rastet komerciale të shqyrtimit. Përveç numrit të vogël, ka mungesë edhe të ekspertizës nga ana e gjyqtarëve. Ne kemi propozuar gjykatë të re për çështje komerciale dhe kjo është në agjendën e komunikimit dhe veprimit me Ministrinë e Drejtësisë. Siguria juridike është ‘thembra e Akilit’ në tërheqjen dhe rritjen e investimeve të huaja direkte, prandaj duhet të jemi më vigjilent në këtë drejtim”, është shprehur Rukiqi.
Edhe kreu i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, ka thënë për Epoka e Re, se numri i madh i lëndëve ekonomike të grumbulluara në gjykata është destimulues për ardhjen e investitorëve të huaj dhe për ambientin e të bërit biznes në Kosovë.
“Numri i madh i lëndëve ekonomike të pazgjidhura është duke e penguar ardhjen e investitorëve të huaj, pasi ankesat kryesore janë për mospagesa të rregullta të cilat nuk kryhen brenda afateve të caktuara, ndërkaq në shtetet e jashtme intervenimi i shtetit do të ishte i menjëhershëm qoftë përmes Ligjit të falimentimit apo masave të drejtpërdrejta. Lëndët që shkojnë në gjykata do të duhej që me ligj t’u përgjigjeshin brenda 30 ditëve dhe jo të mbesin me vite nëpër sirtar ashtu siç ndodh te ne. Asnjëherë institucionet e Kosovës nuk kanë investuar që të ketë gjykatës profesionistë”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka folur edhe për Gjykatën Ekonomike që, sipas tij, në mungesë të kësaj gjykate po grumbullohen lëndët.
Kurse prodhuesi vendor, Burim Piraj, ka thënë se biznesi që ai drejton kohët e fundit nuk ka pasur lëndë të proceduar për Gjykatën e Apelit, por që kanë vërejtje për numrin e vogël të gjyqtarëve në Apel.
“Sa i përket kompanisë sonë, së fundmi nuk kemi pasur nevojë t’i drejtohemi Gjykatës së Apelit, mirëpo dihet se shumë kompani kanë shumë nevojë që lëndë të ndryshme kontestuese që i kanë me Doganën ose me ATK-në presin që t’u shqyrtohen sa më parë. Shumë lëndë që i preokupojnë bizneset rrjedhin nga keqkuptimet me Doganën ose me ATK-në. Këto gjëra po përsëriten që 20 vjet dhe nuk po ndërmerret asgjë”, ka thënë Piraj.
Gazetari maqedonas Aleksandar Manasiev, i cili ka fituar shumë çmime në fushën ekonomike, ka thënë se sistemi i drejtësisë për lëndë ekonomike është i njëjtë në vendet e rajonit, përderisa përmendi shembuj nga vendi i tij ku gjykatësit nuk janë në nivel të duhur. Ai ka thënë se për të pasur gjyqtarë të mirëfilltë të fushës ekonomike duhet që të ketë edukim dhe trajtime të vazhdueshme për ta.
“Tek sistemi juaj mendoj se nuk janë të mjaftueshëm vetëm dy gjyqtarë për çështje ekonomike. Gjyqtarët duhet të jenë shumë profesionistë dhe të kenë njohuri specifike për lëndët në fjalë. Nëse mbulojnë lëndët ekonomike ata duhet vazhdimisht të jenë të edukuar dhe trajnuar. Kemi disa raste në Maqedoni kur gjyqtarët nuk e dinin çfarë është çështja apo subjekti kryesor i lëndës, pra nuk dinin rreth ekonomisë dhe gjërave kibernetike në internet. Ata thjesht nuk i kuptonin gjërat elementare”, është shprehur Manasiev.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë për Epoka e Re, se në Kosovë ka nevojë të themelohet një gjykatë e re komerciale e cila do të merrej ekskluzivisht me lëndët e natyrës ekonomike.
“Çështja e akumulimit të lëndëve dhe kapaciteteve të pamjaftueshme s’është temë e re brenda sistemit të drejtësisë, por të reja janë iniciativat tona për t’ua dhënë një epilog racional këtyre problemeve me të cilat ende vazhdojnë të ballafaqohen qytetarët në përgjithësi dhe bizneset në veçanti. Një numër i madh lëndësh vazhdon të qarkullojnë nëpër gjykatat tona, e ndër to numri i lëndëve të pazgjidhura ka qenë mjaft domethënës veçmas në Departamentin për Trajtimin e Lëndëve të Karakterit Komercial, si në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po ashtu edhe në Gjykatën e Apelit”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se në kuptimin e përgjithshëm vitin e kaluar kanë stimuluar rritjen e buxhetit për Këshillin Gjyqësor, pikërisht për t’i dhënë mundësi rritjes së numrit të stafit gjyqësor për të ndikuar kështu edhe në përshpejtimin e trajtimit të këtyre lëndëve.
“Në anën tjetër, çështjen e akumulimit të lëndëve e kemi trajtuar me prioritet në kuadër të Agjendës ‘Drejtësia 2020’, ku për një periudhë të shkurtër kohore pritet që lëndët e pazgjidhura me vite, përfshirë ato që kanë për subjekt sferën e biznesit, do të zgjidhen shumë shpejt. Por, si ministër i Drejtësisë kam pasur një fokus dhe vazhdoj të besoj se Republika e Kosovës dhe sistemi ynë i drejtësisë ka nevojë për themelimin e një gjykate të re komerciale, e cila do t’i trajtonte ekskluzivisht lëndët e kësaj natyre. Në kuadër të procesit të rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit, një shtyllë e tërë i është kushtuar hulumtimit të alternativave që do të ishin të përshtatshme për ne si vend që të ndërmarrim një hap të tillë. Si shtet i hapur për investime të huaja dhe si shtet ku biznesi privat është gjeneruesi më i madh i punëzënies dhe taksave që derdhen në buxhetin e shtetit, besoj se është koha e duhur që kësaj kategorie t’i krijojmë një ambient më efikas për trajtimin e lëndëve të tyre”, ka thënë Tahiri.
Ai ka shtuar se janë në proces të hartimit të Strategjisë për Sektorin e Rendit dhe Ligjit.
“Jemi në proces e sipër të hartimit të Strategjisë për Sektorin e Rendit dhe Ligjit dhe në kuadër të rekomandimeve të saj, do t’i shtrojmë përpara argumentet që flasin në dobi të krijimit të një gjykate të tillë. Në përputhje me këtë ide kanë qenë edhe bizneset e të gjitha rajoneve të Kosovës me të cilët kam zhvilluar takime të shpeshta dhe odave ekonomike që operojnë në Kosovë. Në anën tjetër, për t’i kontribuar kësaj klime, kemi ndryshuar dhe jemi duke ndryshuar legjislacionin në segmente të rëndësishme, siç është inkuadrimi i ndërmjetësimit si pjesë integrale e profesioneve të lira ligjore ku, krahas përmbaruesve, noterëve dhe administratorëve falimentues, edhe ndërmjetësuesit do të jenë aset shtesë për qasjen më të shpejtë në drejtësi. Po ashtu, për herë të parë jemi duke u bërë me Kod Civil dhe ligje të tjera që derivojnë nga pakoja e të Drejtave Pronësore, që do të arrijnë një efekt shumë pozitiv në klimën e të bërit biznes në Republikën e Kosovës”, është shprehur ministri Tahiri. /Epoka e Re/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje