LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Apelit anulon seancën për “Titanik 2”, Mijallkov shpëton nga akuza

Gjykata e Apelit anulon seancën për “Titanik 2”, Mijallkov shpëton nga akuza

Seanca publike për “Titanik 2” në Gjykatën e Apelit është shtyrë për 13 prill dhe deri atëherë do të vjetërsohet ndjekja penale e Sasho Mijallkovit.

Në seancën ku do të shqyrtoheshin ankesat, ishin të pranishëm vetëm Mijallkovi i përcjellur nga burgu i Strugës, si dhe Bedredin Ibraimi, i cili tha se nuk ka marrë ftesë, por ka ardhur pas informacioneve në publik. Të pandehurit e tjerë nuk ishin ftuar siç duhet.

Gjykatësi Gjoko Ristov, i cili është kryetar i këshillit, e ricaktoi gjykimin për 13 prill. Sipas prokurorisë, lënda kundër Mijallkovit vjetërsohet më 7 prill, ndërsa mbrojtja mendon se është vjetërsuar në fund të marsit.


Në gjykimin e përsëritur, Mijalkov u dënua me 2 vjet burg. Paraprakisht, gjykimi i parë me dënim të ngjashëm ishte anuluar nga Apeli i Shkupit dhe ishte kthyer në rigjykim në Gjykatën Penale.

Gjykimi i parë në të dyja gjykatat u zvarrit për 5 vjet, kryesisht për shkak të disa sëmundjeve të Mijalkovit nga COVID-19.

Të akuzuar të tjerë në këtë rast janë deputeti dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Sasho Srcev, Vlatko Sajkovski dhe Aneta Stefanovska dhe nuk kanë mundësi të shpëtojnë veten me parashkrim të lëndës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori