LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Administrative sot vazhdon me shqyrtimin e aktpadive për procesin zgjedhor

Gjykata Administrative sot vazhdon me shqyrtimin e aktpadive për procesin zgjedhor
Foto: AIM

Gjykata Administrative sot duhet t’i shqyrtojë ankesat e “Të Majtës”, SDU dhe Partisë Punëtore MORO për ankesat e refuzuara të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 15 korrik.

Gjykata Administrative dje i refuzoi ankesat e paraqitura nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa si dhe ankesën e Integrës.


Gjatë ditës së djeshme dy ankesa kundër vendimeve të KSHZ-së ngriti edhe OBRM-PDUKM. Deri te Gjykata Administrative po ashtu kanë arrit edhe dy ankesa nga Demokratët një nga “Maqedonia e vetme”, gjegjësisht koalicioni “Asnjëherë e Veriut, gjithmonë Maqedoni” dhe një nga Partia Punëtore MORO.

Afati i paraqitjes së ankesave në Gjykatën Administrative është 24 orë pasi partitë politike t’i marrin vendimet nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për t’i hedhur poshtë ose refuzuar ankesat e paraqitura nga partitë politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Gjykata Administrative, sipas orarit të aktiviteteve zgjedhore obligohet të sjell vendim më së voni 60 orë nga pranimi i ankesës.

Pas vendimit të Gjykatës Administrative dhe marrjes së vendimeve të mundshme nga Gjykata Kushtetuese për mbrojtjen e së drejtës së votës, KSHZ-ja në përputhje me ligjin do t’i shpallë rezultatet përfundimtare zyrtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. KSHZ më pas do të lëshojë certifikata për deputetët e zgjedhur. Afati i fundit për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit është 4 gusht.

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori