“Gratë janë më të prira për të treguar durim, kujdes më shumë dhe vendosmëri më të lartë”.
Duke gjykuar nga prizmi i një gruaje, kështu e përshkruan rolin e grave në vendimmarrje, drejtoresha e Drejtorisë së Administratës Publike në Gjilan, Arbenita Haziri – Sopi.
Paralelisht përpjekjeve për të promovuar barazinë gjinore, sipas drejtoreshës Haziri-Sopi, edhe institucionet po rrisin përkrahjen dhe mbështetjen ndaj grave.
Haziri-Sopi zotëron një pozitë udhëheqëse dhe përmes Telegrafit ajo rrëfen se përgjatë rrugëtimit, nga arritjet e saja ka mësuar shumë gjëra të rëndësishme.
“Krenare nuk do të thosha, por e përmbushur gjithsesi jam që Gjilani nuk do të ketë më gjetjen e përsëritur të Auditorit “Mospërdorimi i sistemit elektronik të pasurisë, e-pasuria”, sistem elektronik i regjistrimit të pasurisë jokapitale që Komuna jonë obligohet ta përdor që nga viti 2010”, tha ajo, duke theksuar se falë angazhimit të sinqertë në ekip kanë arritur të dëshmojnë kujdesin për pasurinë, asetet e komunës.
Ajo thekson se gjatë angazhimit në këtë pozitë, ishin gjithashtu bartëse e disa proceseve të rëndësishme për komunën dhe qytetarët e Gjilanit.
“Bashkë me Zyrën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës organizuam regjistrimin e popullsisë në koordinim me Komisionin Komunal dhe 36 mbikëqyrësit dhe 136 regjistruesit, me sfidat dhe përballjet ditore në terren, për disa javë”, tha ajo, duke në nënvizuar dhe rëndësinë e buxhetimit me pjesëmarrje, e cila është një formë e re e planifikimit që iu mundëson qytetarëve pjesëmarrje të drejtpërdrejt për caktimin e projekteve me prioritet në lagje apo fshat.
Haziri-Sopi, si një grua me një pozitë drejtuese në sektorin publik, thotë se në vendimmarrje një grua ballafaqohet me vështirësitë që ballafaqohet secili mashkull, vetëm se sipas saj, dallimi qëndron në qasje.
“Gratë janë më të prira për të treguar durim e kujdes më shumë dhe vendosmëri më të lartë”, thotë ajo.
Sipas saj, secila grua dhe secili burrë vlerësohet për atë se çfarë bartin si vlerë, angazhimin dhe rezultatet e arritjet, sepse sipas saj, gjurmët gjithmonë mbesin aty.
Sfidat nuk kanë gjini, dhe sipas drejtoreshës nuk janë të destinuara për një gjini të caktuar.
“Sfidat nuk kanë gjini as destinacion gjinor, ato janë të natyrave të ndryshme varësisht prej proceseve dhe kompleksitetit të tyre, ato i pranojmë si të përbashkëta dhe i trajtojmë bashkërisht”, përshkroi drejtoresha.
Përmes mirëkuptimit të ndërsjellët e angazhimit të sinqertë, sipas saj sfidat tejkalohen lehtësisht.
“Sa më të ndërlikuara janë proceset aq më të theksuara janë vështirësitë, por kur bashkëpunimi është i mirë dhe mirëkuptimi i ndërsjellët e angazhimi i sinqertë, ato lehtësisht tejkalohen”, tha ajo.
Në një shoqëri ku vetëdija për barazinë gjinore është në rritje, pjesëmarrja e grave në procese udhëheqëse është bërë gjithnjë e më e dukshme.
“Me ngritjen e vetëdijes shoqërore në vazhdimësi, sot aty ku janë burrat janë edhe gratë, në secilin proces, shto kësaj edhe në atë që deri vonë ishte dhe me raste vazhdon të jetë angazhim dytësor, angazhimi i grave në shtëpi”, tha tutje drejtoresha Haziri-Sopi.
Përmes një mesazhi të qartë dhe frymëzues, drejtoresha Haziri-Sopi thotë se secila grua duhet të ketë guximin që me potencialin e saj, ndershëm e dinjitetshëm të angazhohet për zhvillimin e vendit dhe shoqërisë .
“Vullneti le të shërbej si forcë për të tejkaluar barrierat dhe ndërtuar qëndrueshmërinë në formësimin e saj”, përfundoi ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës