LAJMI I FUNDIT:

Gjukanoviq: Serbia e Madhe ka një kontraktues, ai është Abazoviq

Gjukanoviq: Serbia e Madhe ka një kontraktues, ai është Abazoviq

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka bërë të ditur se ka norma kushtetuese që janë të qarta, njëra prej të cilave është emërimi i një përfaqësuesi brenda 30 ditëve.

Ai e ka akuzuar kryeministrin në largim, Dritan Abazoviq si “kontraktor të Serbisë së Madhe”, e cila sipas presidentit, i shërben synimeve të Rusisë Perandorake, raporton vijesti.

“Ai afat ka kaluar dhe tani parlamenti është përgjegjës për paralizën institucionale të Malit të Zi. Ata që nuk ia dëshirojnë të mirën Malit të Zi, duan paralizën institucionale të Malit të Zi, prandaj asnjë nga 18 kandidatët për Gjykatën Kushtetuese nuk u zgjodh. Për të vërtetuar tezën e nacionalizmit serbomadh dhe se Mali i Zi duhet të kthehet në Serbinë e Madhe, që është dëshirë edhe e Rusisë Perandorake edhe e Serbisë së Madhe. Është e qartë se ata kanë një kontraktues, dhe ai është kryeministri aktual (Dritan Abazoviq)”, tha Gjukanoviq.


I pari i shtetit malazez pohoi se shumica parlamentare mund të paraqesë prova për 30 ditë se ka shumicën për mandatin.

Presidenti i Malit të Zi shtoi se parlamenti do të duhet të mendojë se si të dalë nga ky ngërç nëse nuk dëshiron të jetë bashkëpunëtor.

Ndryshe, Abazoviq ditë më parë kishte deklaruar se presidenti ka vetëm një mundësi, që është t’ia besojë mandatin Miodrag Lekiqit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori