“Gjuajtja më e keqe e karrierës së tij”: Lojtari e godet me top golfi gruan e tij në kokë (Video)

Një lojtar golfi ka bërë një gjuajtje topi, e cila për pak ka mundur të jetë "më e keqja e karrierës së tij".
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, lojtari i golfit Tyler Duncan, 29 vjeç, ishte duke luajtur sportin e tij gjatë një turneu në Dallas të premten.
Dhe siç mund të shihet edhe në disa pamje të publikuara, ka qenë gjuajtja e tij ajo që ka bërë që topi të bie pikërisht mbi kokën e gruas së tij.
Lidhur me këtë, ai ka shkruar: 'Burra - mos e provoni këtë në shtëpi!'. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/05/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































