Një burrë është arrestuar të martën në rrugën “Ilaz Dibrani” në Mitrovicë të Jugut, pasi ka shtënë me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje pronësore me vëllezërit e tij.

Sipas policisë, i dyshuari ka dëmtuar dyert e hyrjes dhe më pas ka shtënë në drejtim të panjohur, transmeton Telegrafi.


"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje pronësore me vëllezërit e tij, ka dëmtuar dyert e hyrjes dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të panjohur. Njësiti policor ka konfiskuar armën me një karikator të zbrazët", ka njoftuar policia.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/