Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha deklaron se vendimi i Këshillit të Europës është sinjali më i qartë se zgjedhjet e 30 qershorit janë një marrëzi.
Në një postim në Facebook, Gjosha shprehet se “Këshilli Europës sapo mori hapin e parë të tërheqjes nga zgjedhjet e 30 qershorit. Të gjitha fjalët e tjera, pas këtij veprimi do të ishin të tepërta. Ky është një tregues i qartë drejt marrëzisë në të cilën ka hyrë Shqipëria për të organizuar zgjedhje të pasigurta, jo reale dhe duke mohuar të drejtën e mijëra qytetarëve shqiptarë të zgjedhin mes alternativave”.
Postimi i plotë i Klajda Gjoshës në Facebook:
Këshilli Europës sapo mori hapin e parë të tërheqjes nga zgjedhjet e 30 Qershorit. Të gjitha fjalët e tjera, pas këtij veprimi do të ishin të tepërta.
Ky është një tregues i qartë drejt marrëzisë në të cilën ka hyrë Shqipëria për të organizuar zgjedhje të pasigurta, jo reale dhe duke mohuar të drejtën e mijëra qytetarëve shqiptarë të zgjedhin mes alternativave.
Jam e bindur që qytetarët e ndershëm të këtij vendi, do të refuzojnë të bëhen pjesë e një teatri të shëmtuar, pavarësisht bindjeve politike!
Është i shëmtuar fakti që kushdo që do të votoj, do t’i zbulohet vota dhe anësia politike. Është i shëmtuar fakti që pjesa më e madhe e votuesve ndjehen të shantazhuar për të votuar duke i kërcënuar me vendin e punës. Është i shëmtuar fakti që zgjedhjet do të organizohen nga një parti shtet, ku numërimi dhe certifikimi do të kryhet me urdhër partie, në fiktivitet të plotë!
Unë refuzoj të vras demokracinë në 30 Qershor, sepse nuk e pranoj dot që një Shqipëri që ka sakrifikuar pafund për pluralizmin politik dhe ndarjen nga diktatura, t’i rikthehet sërish asaj pjese të errët të historisë!
E refuzoj 30 Qershorin, sepse besoj te vlerat europiane që nisin me respektin ndaj zgjedhjeve dhe votës së lirë kundrejt alternativave!
E refuzoj 30 Qershorin, sepse dua të jetoj në Shqipëri dhe jam e vendosur në kontributin tim si çdo qytetarë i thjeshtë i këtij vendi!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
QMK: Dy deponi janë djegur në 24 orët e fundit, një në Strugë dhe një në Tetovë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Angelovska-Bezhoska: Vlerësimi i FMN-së është se Banka Popullore është shembull i mirë i transparencës
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur