Deputeti i OBRM-PDUKM, Vlladimir Gjorçev, vlerëson se Ilindeni këtë vit ishte festë e ndarjeve të ndjenjave, ndërsa në Pelince, në fjalimet zyrtare, siç thotë ai, maqedonasit nuk u përmendën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

'Në Ditën e kryengritjes së popullit maqedonas, këtu, në Pelince, asnjëherë nuk u përmend populli maqedonas, nuk u përmendën maqedonasit. Në ditën e Ilindenit të dytë nga epopeja e luftës çlirimtare nuk u përmend në fjalimet zyrtare lufta kundër fashizmit. Jemi të gëzuar për festë, por gjithashtu edhe çdo maqedonas ka ndjerë atë çka për momentin gjithçka që i ka ndodhur Maqedonisë'', ka deklaruar Gjorçev i cili ishte në Pelince si zhgënjim ndaj fjalimit të Koço Angjushev.


Gjorçev shtoi se Ilinden është kujtim se maqedonasit kanë luftuar për të drejtat e tyre, duke dhënë mesazhin te të gjithë maqedonasit, se Maqedonia nuk mund të jetë e nënshtruar.

Përndryshe, Zoran Zaev së bashku me Boyko Borisov dhe shumë zyrtarë tjerë përkujtuan të rënët në kryengritjen e Ilindenit, ku përçuan mesazhin që, secili qytetarë të kontribuojë në ndërtimin e mëtejshëm të shtetit. /Telegrafi/