Një dukje që solli vëmendje dhe debate mes ndjekësve

Emily Ratajkowski sërish ndezi rrjetet sociale me postimin e fundit. Supermodelja e njohur, e cila prej vitesh mbetet një nga emrat më të kërkuar të botës së modës, u shfaq në një paraqitje që mori gjithë vëmendjen e komentuesve.


Këtë herë, Emily publikoi në Instagram një seri fotografish provokuese, duke pozuar me një fustan të pazakontë që kombinonte rripa lëkure të zezë me materiale të tejdukshme. Kreacioni i guximshëm theksoi format e saj, veçanërisht gjoksin e bujshëm që u bë qendra e të gjithë vëmendjes.

Pamja u plotësua me një grim të theksuar në tonet e errëta dhe një model flokësh të çrregullt, që sillte një frymë retro. Ky kombinim i dha imazhit të saj një dozë misterioze dhe joshëse.

Ndjekësit nuk vonuan të shpërthenin me komente si: “Wow!”, “E mrekullueshme!”, “Je tepër seksi”. Përveç estetikës, fansat vlerësuan edhe mënyrën se si Ratajkowski arrin të kombinojë sensualitetin me një qëndrim të fortë ndaj temave sociale, transmeton Telegrafi.

Nuk është hera e parë që modelja amerikane shkakton bujë, qoftë në pasarela, qoftë në rrjetet sociale. Ajo shpesh përdor famën e saj për të shprehur qëndrime mbi çështje të rëndësishme si të drejtat e grave dhe standardet e bukurisë. Ky kontrast mes shkëlqimit dhe aktivizmit e ka bërë atë një nga figurat më interesante dhe më të diskutueshme të botës së modës. /Telegrafi/