LAJMI I FUNDIT:

Gjobat ndaj qytetarëve për mos vënie të maskave, nga juristët po konsiderohen veprime të kundërligjshme

Gjobat ndaj qytetarëve për mos vënie të maskave, nga juristët po konsiderohen veprime të kundërligjshme

Gjobat që policia po u shqipton qytetarëve të cilat nuk zbatojnë masat anti-COVID-19 po shihen si të pabazuara ligjërisht. Njohësit e çështjeve juridike po thonë se duhet një ligj i veçantë që do të tregojë kohën se sa do të jetë në fuqi ky ligj.

“Çdo shqiptim i masave të kësaj natyre është veprim i kundërligjshëm apo antikushtetues pasi që doemos duhet të ekzistojë një ligj i shkruar i cili duhet të ketë kritere të caktuara pasi që duhet të jetë një rrethanë e jashtëzakonshme për të zgjatur më shumë se dy muaj. Pra duhet të jetë një ligj i cili flet për rrethanat e jashtëzakonshme, tregon arsyet e vendosjes, masat dhe periudhën kohore deri kur është në fuqi ai ligj”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Blerim Burjani.


Së fundmi qeveri ka marrë rreth 25 masa të reja në ndalim të përhapjes së virusit COVID-19, përcjell Telegrafi.

Ndër masat e marra është edhe ajo për gjobitje mbi 500 euro të personave fizik që nuk mbajnë maska ndërsa për atë juridik mbi një mijë euro.

Këto gjoba do të procedohen nëpër gjykatat kompetente.

Për zbatimin e këtyre masave janë angazhuar policia e Kosovës dhe inspektorët sanitarë qendrorë dhe lokal./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori