Trupa gjykuese e Gjykatës së Posaçme ka vendosur të lërë në fuqi dy masat e sigurisë ndaj Belinda Balluku, “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tenderë.

Balluku u paraqit në GJKKO rreth orës 09:00 të së shtunës, ku qëndroi për rreth 45 minuta. Seanca u ndërpre për 2 orë pasi mbrojtja kërkoi kohë të njihet me dosjen.


Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK më datë 31 tetor komunikoi zyrtarisht se ka ngritur akuzë ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim. /euronews.al/