“Gjithnjë e favorizojnë Real Madridin”, Joan Laporta me akuzë tjetër ndaj gjyqtarëve

Joan Laporta ka folur hapur për polemikat rreth gjyqtarëve dhe çështjen Negreira, duke dhënë një mesazh të fortë përpara rikthimit të tij si president i Barcelonës.
Ai nuk hezitoi të shprehë pakënaqësinë e tij për mënyrën si, sipas tij, trajtohet Barcelona në krahasim me Real Madridin.
“Gjithmonë kam ndjerë se ne duhet të jemi shumë më superiorë, sepse gjyqtarët nuk na favorizojnë”.
“Këtu duket sikur gjithmonë e ndihmojnë Madridin. Ata kanë ‘Barcelonitis’, është e dukshme. Tani kritikojnë që ne kemi punësuar dikë që ka qenë nënkryetar, ndërsa ata kanë pasur presidentë të komitetit të gjyqtarëve të lidhur me Madridin”.

Laporta foli edhe për marrëdhënien me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, duke pranuar se komunikimi mes tyre ka qenë minimal që nga shpërthimi i çështjes Negreira.
Sa i përket Superligës, ai shpjegoi arsyet e tërheqjes së Barcelonës nga projekti, duke theksuar mungesën e progresit konkret dhe faktin se UEFA ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar qëndrueshmërinë e futbollit evropian.
Barcelona ndërkohë në aspektin sportiv po vazhdon të luftojë për La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve, ku janë katër pikë para Real Madridit në kampionatin spanjoll, kurse do të përballen me Atletico Madridin në çerekfinale të kompeticionit më të rëndësishëm në botë./Telegrafi/





















































