Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot (e enjte) po kremtohet e ashtuquajtura "Dita e Falënderimeve".

Qytetarë të shumtë kanë dalë jashtë për të parë të afërmit e tyre, teksa në mbrëmje do të shtrojnë darkë për të falënderuar secilin për dashurinë që dhurojnë.


Kjo festë po kremtohet në një mënyrë vërtet glamuroze edhe në New York, në qendrën e të cilit është organizuar një karnaval i madh.

parad

Pjesë e këtij mardhi ka qenë edhe krenaria e shqiptarëve, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Ajo ka qenë e ftuar për të performuar para publikut njujorkez, ndërsa i ka argëtuar të gjithë me këngët e saj hite.

rita1 3

Në disa prej imazheve të publikuara në rrjetet sociale, Rita duket të ketë qenë shumë entuziaste për këtë festë, ndërsa u uronte të gjithë fansave të saj Ditën e Falënderimeve.

E veshur me një xhup të zi dhe pamjen e saj prej bionde, këngëtarja shqiptare arriti që të pushtojë zemrat e gjithë të pranishmëve.

rita3 2

Ora ka interpretuar hitet e saj të fundit si "Your Love", "Anywhere", "Let you love me".

E premtja e kësaj jave do të jetë një prej ditëve më të rëndësishme të karrierës së saj, kjo pasi në këtë datë ajo do të lansojë albumin e saj të dytë, "Phoenix". /Telegrafi/

rita2 4 Rita Ora (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

rita18 Rita Ora (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

rita19 Rita Ora (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

rita4 5 Rita Ora (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

rita5 1 Rita Ora (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

rita6 Rita Ora (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

rita7 Rita Ora (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

rita8 Rita Ora (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

rita9 Rita Ora (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

rita10 Rita Ora (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

rita11 Rita Ora (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

rita12 Rita Ora (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

rita13 Rita Ora (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

rita14 Rita Ora (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

rita15 Rita Ora (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

rita16 Rita Ora (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

rita17 Rita Ora (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)