LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka rreth “Balenës së kaltër”: 50 detyrat që duhet t’i kryejnë pjesëmarrësit e lojës fatale (Foto/Video)

Gjithçka rreth “Balenës së kaltër”: 50 detyrat që duhet t’i kryejnë pjesëmarrësit e lojës fatale (Foto/Video)

Loja e shumëpërfolur “Balena e kaltër”, që është duke ua marrë jetët qindra adoleshentëve, është shndërruar në një problem global për faktin se fëmijë nga vende të ndryshme të botës po bëhen viktima të kësaj loje.

“Balena e kaltër”: Kur lajmet imitojnë artin
Lexo po ashtu “Balena e kaltër”: Kur lajmet imitojnë artin

“Balena e kaltër” e ka origjinën në Rusi, vend ky në të cilin deri më tani kanë kryer vetëvrasje rreth 130 adoleshentë. Ata ishin viktimë e lojës së sëmurë, për të cilën autoritet ruse kanë kryer bastisje në shumë lokacione që mund të kenë lidhje me “Balenën…”, transmeton Telegrafi.


“Loja” vetëvrasëse e tinejxherëve arrin në Ballkan, prindërit paralajmërohen për kujdes: “Dua të luaj? Nuk ka kthim kur hyn”! (Foto)
Lexo po ashtu “Loja” vetëvrasëse e tinejxherëve arrin në Ballkan, prindërit paralajmërohen për kujdes: “Dua të luaj? Nuk ka kthim kur hyn”! (Foto)

Për këtë, deri tani janë arrestuar tre persona që dyshohet se kanë lidhje me lojën, kurse rasti i fundit është arrestimi i një të riu nga Rusia që punonte gjatë ditës si postier, e natën si administrator i lojës.

Por, edhe pse përshkruhet si “lojë”, në fakt është diçka më shumë. Adoleshentët që pranojnë të jenë pjesë e sfidës së “Balenës…”, inkurajohen të kryejnë një sërë detyrash, ku secila është e tmerrshme. Detyra e fundit, e 50-ta, është që të kryejnë vetëvrasje nëse dëshirojnë të “fitojnë”.

Kjo lojë tashmë ka prekur edhe rininë shqiptare, për çka janë raportuar disa raste, por që për fat janë shpëtuar nga më e keqja.

Autoritet e sigurisë në mbarë botën po u bëjnë thirrje prindërve që të jenë të kujdesshëm me fëmijët e tyre dhe që të flasin më shumë për jetët e tyre jashtë shtëpisë.

Por, jo vetëm Policia po u bën thirrje prindërve që të jenë të kujdesshëm me fëmijët, pasi edhe psikologët kanë shpjeguar simptomat e para që duhet t’i shfaqin fëmijë që janë duke “luajtur”, transmeton Telegrafi.com

Përdoruesit e rrjetit social Reddit kanë arritur që nga gjuha ruse të përkthejnë “50 detyrat” që duhet t’i kryejnë pjesëmarrësit e lojës famëkeqe, e të cilat mund t’i mësoni më poshtë:

• Duhet ta prisni dorën me mjet të mprehtë dhe të shkruani “f57”, e më pas dërgojani fotografinë e dorës së prerë administratorit të lojës.

• Zgjohuni në ora 4:20 të mëngjesit dhe shikoni një video të frikshme që ua dërgon administratori.

• Duhet ta prisni dorën me mjet të mprehtë afër venave, por jo edhe aq thellë ta fusni mjetin e fortë. Mjaftojnë vetëm tri prerje dhe ia dërgoni foton administratorit.

• Vizatojeni balenën në një copë letër dhe dërgojani administratorit.

• Nëse jeni të gatshëm të “shndërroheni në balenë”, atëherë shkruani në këmbë me një mjet të mprehtë “PO”. Nëse jo, atëherë duhet ta prisni veten disa herë (për ta ndëshkuar veten).

Detyra me shifra.

• Duhet ta prisni dorën me mjet të mprehtë dhe të shkruani “f40” dhe më pas dërgojani fotografinë administratorit.

• Shkruani “#unë_jam_balenë” në statusin e juaj në VKontakte.

• Duhet ta tejkaloni frikën që e keni thellë në shpirt.

• Zgjohuni në orën 4:20 të mëngjesit dhe ngjituni në kulm (sa më lart aq më mirë)

• Duhet ta prisni dorën me mjet të mprehtë dhe të vizatoni me të balenën e më pas ia dërgoni fotografinë administratorit.

• Shikoni video të frikshme gjithë ditën.

• Dëgjoni muzikën që “ata” (administratorët) ua dërgojnë.

• Duhet ta prisni buzën.

• Shpojeni dorën disa herë me gjilpërë.

• Bëni diçka të dhimbshme; duhet të bëni diçka që të ndiheni keq.

• Ngjituni në kulmin më të lartë që mund ta gjeni në ato momente, qëndroni në cep të kulmit për një kohë.

• Shkoni në urë, hipni mbi të dhe qëndroni për disa momente të varur.

• Ngjituni në kran ose të paktën tentoni ta bëni këtë.

• Administratori duhet të sigurohet nëse jeni person i besës.

• Bisedoni me “Balenën” (me një lojtar tjetër apo me administratorin) në Skype.

• Ngjituni në kulm dhe uluni në cep duke i mbajtur këmbët e varura.

Detyrë tjetër me shifra.

Detyra të fshehta.

• Caktoni takim me “Balenën”.

• Administratori ua tregon datën e vdekjes tuaj dhe duhet ta pranoni.

• Zgjohuni në orën 4:20 të mëngjesit dhe shkoni në stacionin e trenit (uluni në binarët që i keni afër vetes).

• Mos bisedoni me askënd gjatë gjithë ditës.

• Betohuni se jeni “një balenë”.

Rregullat nga 30 deri në 49 përfshijnë shumë detyra: Çdo ditë duhet të zgjoheni në orën 4:20 të mëngjesit, të shikoni filma horror, të dëgjoni muzikë që “ata” ua dërgojnë, të prisni trupin çdo ditë me mjet të mprehtë dhe të bisedoni me “një balenë”.

Për fund:

• Kërceni nga një ndërtesë e lartë, merrjani vetes jetën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori