Një tërmet prej 5.8 magniutë shkundi qytetin turk – Stambollin, gjatë ditës së djeshme. Sipas AFAD, epiqendra e tërmetit ishte në detin Marmara.
Mediat turke raportojnë se nga 34 personat që i ishin drejtuar spitaleve për ndihmë, 14 prej tyre janë trajtuar e të tjerët janë liruar menjëherë pasi nuk kishin pësuar ndonjë lëndim që do të cilësohej serioz, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pas kthimit nga New York, ku kishte marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i është drejtuar mediave nga aeroporti Ataturk në Stamboll.
“Sipas AFAD-it, tërmeti prej 5.8 magnitudë është përcjellë nga 28 dridhje tjera”, ka deklaruar Erdogan.
Tërmeti që goditi qytetin më të populluar të Turqisë, është ndjerë edhe në Kocaeli, Sakarya, Yalova, Tekirdag, Edirne, Manisa dhe Kirklareli.
Në anën tjetër, guvernatori i Kocaeli, Huseyin Aksoy dhe zyrtarët e AFAD-it, i janë drejtuar mediave duke zbuluar se cilat pjesë të Turqisë janë prekur më shumë.
Ndërkaq zyra e guvernatorit të Bursas ka njoftuar se të gjithë shkollat janë mbyllur gjatë nga frika se mund të ketë ndonjë tërmet tjetër.
Njëjtë ka vepruar edhe guvernatori i Yalovas, që mbylli shkollat për shkaqe sigurie, e këtë e ka konfirmuar Ali Tosun, drejtori i edukimit kombëtar.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Fahrettin Koca, fakti që deri më tani nuk raportohet për ndonjë të vdekur, u jep vullnet që të punojnë shumë që t’ju dalin në ndihmë të prekurve nga tërmeti.
Kujtojmë se nga dridhjet e fuqishme minarja e xhamisë Avcilar është shembur në Stamboll, e dy ndërtesa tjera në Sultangazi janë shkatërruar tërësisht. E për ta shmangur më të keqen banorët janë evakuuar në Sirinevler.
Kryetari i Stambollit, Ekrem Imamglu, ka deklaruar se është i lumtur që nuk raportohet për viktimat apo të lënduar shumë rëndë. E zëvendëspresidenti turk Fuat Oktay, tha se shkollat që janë mbyllur pritet të hapen të premten, pasi që nuk ka arsye të mbahen tutje të mbyllura.
“Shkollat tona do të hapen të premten. Presim që nxënësit të vazhdojnë të vijojnë mësimin”, ka shtuar Oktay para gazetarëve gjatë një konference të organizuar në Stamboll. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze