Pozicione në seks që do të kënaqin të dy partnerët
Pas lindjes, gjithçka ndryshon, duke përfshirë edhe marrëdhëniet seksuale. Mund të mos kënaqeni më me pozicionet që i shijonit më parë, por është e rëndësishme të keni durim për të rivendosur ekuilibrin me partnerin.
Pavarësisht nëse keni pasur prerje cezariane ose lindje vagjinale, gjërat kanë ndryshuar dhe seksi ndoshta do të jetë ndryshe. Edhe pse mund të jetë paksa e pakëndshme, nuk duhet të jetë e dhimbshme, transmeton Telegrafi.
Marrëdhëniet e pakëndshme seksuale mund të çojnë në acarim të traktit vagjinal dhe urinar dhe simptomat mund të jenë të ngjashme me infeksionet e traktit urinar, gjë që është gjëja e fundit që një nënë e re ka nevojë.
“Shumë zonja thonë se kanë orgazma shumë më të mira pas lindjes së një fëmije”, shpjegon terapistja e seksit Katie Zvolerin.
Këto janë pozicionet që çdo nënë duhet të provojë kur të vijë koha për marrëdhënie seksuale:
1. Gruaja sipër
Kjo pozë i jep gruas më shumë kontroll.
“Një pozë seksi në të cilën gruaja është në krye është një mënyrë e shkëlqyer për t’u rikthyer në formë, pasi mund të kontrollojë shpejtësinë dhe thellësinë e penetrimit. Për një grua që ka bërë prerje cezariane, kjo pozë gjithashtu ndihmon në mbrojtjen e plagës dhe lehtësoni presionin. Provoni disa versione të kësaj poze, kthejani shpinën ose shikoni atë, për të parë se çfarë ju përshtatet më shumë, pasi të gjitha janë të ndryshme”, shpjegon Katie.
2. Anash (burri është pas shpinës së gruas)
“Zgjedhje e shkëlqyer për femrat që duan që seksi të jetë i lehtë dhe i ngadalshëm në fillim”, thotë Katie.
Për shumë gra, ky është qëndrimi më i rehatshëm pas lindjes. Shtrirja në anën tuaj zvogëlon presionin në pjesën e poshtme të shpinës dhe ndihmon në mbrojtjen e plagës nga prerja cezariane.
3. Pozicioni misionar
Mos e neglizhoni këtë pozicion të besueshëm. Nëse lëvizni ngadalë në këtë pozicion, do të jeni në gjendje të shihni se sa ju përshtatet ose është i pakëndshëm.
Vendosja e një jastëku nën pjesën e poshtme të shpinës ose të pasmeve mund ta bëjë këtë pozicion edhe më të rehatshëm, por edhe të reduktojë stresin në pjesën e poshtme të shpinës.
4. Në karrige
Ndonjëherë largimi nga shtrati mund ta bëjë seksin më interesant, por edhe më të këndshëm. Partneri juaj mund të qëndrojë në një karrige të fortë, më pas ju uleni në të; kështu, përsëri jeni në gjendje të kontrolloni thellësinë e depërtimit dhe shpejtësinë.
“Është e rëndësishme të mbani në mend se ndryshimet hormonale pas lindjes mund të shkaktojnë tharje vagjinale, kështu që mund të përdorni një lubrifikant me bazë uji”, shpjegon Katie.
5. Burri qëndron në këmbë
Nëse shtriheni në shpinë dhe busti juaj qëndron në shtrat, partneri juaj mund të qëndrojë dhe t’i mbajë këmbët tuaja lart. Ky pozicion gjithashtu ndihmon në uljen e presionit në pjesën e poshtme të shpinës.
Gjithmonë sigurohuni që komunikimi me partnerin tuaj të jetë i mirë dhe flisni për mënyrën se si ndiheni në mënyrë që seksi pas lindjes të jetë i mirë dhe i këndshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasi mahniti me ngjyrën e flokëve, Billie vjen me një prerje fantastike
Veshjet më të bukura të javës
Cilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
Si ta kuptosh brenda 5 minutave që një djalë është maskilist
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën