LAJMI I FUNDIT:

Gjirafatech prezanton zgjidhje transformuese në konferencën Digital Media Europe 2023

Gjirafatech prezanton zgjidhje transformuese në konferencën Digital Media Europe 2023

Digital Media Europe është një nga konferencat më të mëdha në Evropë për abonimin e lajmeve dixhitale, reklamat premium dhe mediat lokale. Konferenca e këtij viti, #DME23, u zhvillua në 26-27 prill në Vjenë, Austri, dhe mblodhi së bashku botues, reklamues dhe ekspertë të industrisë për të diskutuar sfidat dhe mundësitë në industrinë e mediave dixhitale.

Konferenca DME23 u përqëndrua gjithashtu në rëndësinë e inovacionit, siç është video, dhe si të identifikohet dhe menaxhohet rreziku në fushat ku zhvillimi është i nevojshëm.


Mes të pranishmëve ishte edhe gjirafatech, një ofrues i zgjidhjeve teknologjike inovative për botuesit dixhital dhe shtëpitë mediatike.

Mergim Cahani, CEO i gjirafatech, tregoi se si VP Player ndihmoi CVC, ofruesin kryesor të përmbajtjes së videove në Republikën Çeke, për të rritur të ardhurat, për të revolucionarizuar mënyrën se si konsumohen sportet olimpike në Republikën Çeke dhe se përmes VP Player mund të përfitojnë edhe kompanitë tjera në industrinë e mediave dixhitale.

Konferenca i ofroi gjirafatech një mundësi të shkëlqyer për t’u lidhur me botuesit, reklamuesit dhe ekspertët e industrisë, për të shkëmbyer njohuri dhe për të mësuar rreth zhvillimeve më të fundit në industrinë e mediave dixhitale.

Ndërsa mediat dixhitale vazhdojnë të transformojnë peizazhin mediatik, gjirafatech është pozicionuar mirë për të ndihmuar kompanitë të arrijnë qëllimet e tyre të transformimit dixhital.

View this post on Instagram

A post shared by gjirafatech (@gjirafatech)