Gjirafa50, partner zyrtar i AMD-së në Kosovë - Tani e tutje, fuqia e vërtetë e performancës është më afër se kurrë!

Lajm i madh për të gjithë adhuruesit e teknologjisë dhe lojërave në Kosovë! Gjirafa50 është shpallur zyrtarisht partner i AMD-së në Kosovë, duke e bërë atë destinacionin kryesor për të gjithë ata që kërkojnë performancë maksimale.
Ky partneritet shënon një moment të rëndësishëm, duke sjellë cilësinë dhe inovacionin e procesorëve AMD direkt në tregun kosovar.
Me këtë partneritet, Gjirafa50 siguron një gamë të plotë dhe të gjerë të produkteve të AMD-së, duke filluar nga procesorët e fuqishëm Ryzen për desktop dhe laptop, deri te zgjidhjet e avancuara për profesionistët. Kjo do të thotë që tani, çdo klient në Kosovë do të ketë mundësi të blejë produkte origjinale AMD, me garancion dhe mbështetje të plotë.
Ky hap shënon një moment të rëndësishëm për tregun kosovar, duke e vendosur atë në hartën e tregjeve ku teknologjia e fundit është e pranishme zyrtarisht dhe në mënyrë të sigurt.
Loja ndryshon TANI! – Gjirafa50 është e përkushtuar që t'ju sjellë teknologjinë më të fundit, për t'ju ofruar një përvojë të jashtëzakonshme.
Zbuloni tani procesorët e fuqishëm të AMD-së dhe zgjidhni modelin e duhur për nevojat tuaja.
Për më shumë informacione mbi produktet e AMD-së dhe për të parë ofertat e fundit, mund të vizitoni faqen zyrtare të Gjirafa50 në www.gjirafa50.com.













































