LAJMI I FUNDIT:

“Gjirafa” shpërndan 60 mijë euro dhurata për klientët e saj besnikë

“Gjirafa” shpërndan 60 mijë euro dhurata për klientët e saj besnikë

Gjirafa për një vjetorin e Gjirafa50.com shpërndan 60 mijë euro vlerë dhurata për të gjithë klientët e saj që gjatë vitit të parë të kompanisë kanë blerë përmes gjirafa50.com produkte teknologjike për t’i përmbushur nevojat e tyre.

Gjirafa, kompania më e madhe kosovare e teknologjisë, pjesë e së cilës është platforma e blerjes online për produkte të teknologjisë Gjirafa50.com, me rastin e ditëlindjes së parë të Gjirafa50 do të shpërndajë dhurata në vlerë të 60 mijë euro për të gjithë konsumatorët e saj.

Kjo është mënyra se si kompania ka vendosur që t’i shpërblejë konsumatorët e saj për besnikërinë dhe përkrahjen që ata kanë treguar në vitin e parë të operimeve.

Shpërblimi që Gjirafa do të shpërndaj janë abonime në pakon Premium të gjirafaVideo deri në fund të vitit 2017.

Kjo pako përfshin shikim pa ndërprerje të reklamave të videove, asistencë ndihmëse nga stafi i Gjirafa dhe lajmërime për zbritje dhe arritje të mallrave të reja në Gjirafa50.com.

Në gjirafaVideo konsumatorët do të mund të gjejnë disa prej serialeve televizive si “Milioneri”, “Lsho n’Ler”, “Beso në Mua”, si dhe video nga mediume të ndryshme si “Telegrafi”, “Zëri”, “Koha”, “Magazina.al”, “TV Dukagjini” etj.

Kjo vazhdimësi e kujdesit ndaj konsumatorëve po cakton një tjetër standard në kujdesin ndaj konsumatorit dhe përgjegjësinë e kompanive ndaj konsumatorëve të tyre në tregun tonë.

Gjithashtu, si pjesë e kësaj ditëlindjeje, Gjirafa50 organizon edhe një lojë shpërblyese përmes rrjetit Instagram, përmes së cilës dhuron një Laptop Lenovo Yoga.

Fituesi i lojës do të zgjedhet në mënyrë të rëndomtë nga të gjitha urimet që do të vijnë për ditëlindjen e tyre, të cilat duhet të jenë të shënjuara me hashtag-un #50urime. Loja shpërblyese zgjatë vetëm një ditë.

Gjirafa50 brenda vitit është bërë kompania numër një e shitjes së teknologjisë online, duke ofruar produkte më të fundit, kualitative, origjinale, dhe me grunion për tregun kosovar.

E gjitha kjo, përmes një platforme online, me dërgesa të shpejta, dhe kujdesin për klientët e saj.

Gjirafa50.com – një vit bashkë me ju.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Ngrihen çmimet e prodhimit dhe të importit në Kosovë

Ngrihen çmimet e prodhimit dhe të importit në Kosovë

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori