LAJMI I FUNDIT:

Gjirafa – pjesë e Samitit të Ballkanit Përendimor organizuar nga The Economist

Gjirafa – pjesë e Samitit të Ballkanit Përendimor organizuar nga The Economist

Mergim Cahani, themelues dhe CEO i Gjirafa, folës në The Western Balkan Summit 2022.

Organizuar në Prishtinë, këtë vit Economist Impact bën bashkë zyrtarë të rangut të lartë nga BE-ja dhe SHBA-ja, krerë të shteteve nga rajoni dhe institucionet ndërkombëtare, liderë të biznesit dhe financave, si dhe akademikë të cilët do të ndajnë njohuritë e tyre mbi strategjitë e reja për të trajtuar krizën aktuale dhe për të rritur rritjen, stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajon dhe më gjerë.


Gjirafa do të përfaqësohet nga CEO dhe Themeluesi i saj, Mergim Cahani, pjesë e panelit mbi ‘Tek-shpejtimin’ dhe inovacionin në Ballkanin Përendimor (Tech-celeration and Inovation in the Western Balkans).

Mbi Ballkanin Perëndimor si qendër digjitale e Evropës, outsourcing, potencialin e rritjes ekonomike të Ballkanit Përendimor përmes teknologjisë e tema të tjera, Mergimi do t’u bashkohet ndërmarrëseve dhe zyrtarëve nga rajoni për të diskutuar më shumë.

Ndiqni Samitin në shqip edhe në YouTube.