LAJMI I FUNDIT:

Gjirafa digjitalizon 30 mijë biznese kosovare

Gjirafa digjitalizon 30 mijë biznese kosovare

Ekonomia digjitale është faktor për zhvillimin e Kosovës, andaj e ardhmja e shteteve evropiane varet nga inovacioni teknologjisë informative.

Kështu tha Mergim Cahani nga kompania Gjirafa sot në konferencën për medie, të organizuar nga kompania Gjirafa, ku me këtë rast lansuan produktin e ri 360 shkallë për digjitalizimin e 30 mijë bizneseve.

“Është bërë një aksion sot, që ekonomia digjitale apo ekonomia e internetit defakto është njëri prej faktorëve kryesor për zhvillimin e një vendi. Deri para një kohe kjo ka mundur të jetë një opinion apo një mendim, mirëpo tashmë me raporte të ndryshme statistikore si dhe nga komisionari i ekonomisë digjitale të bashkimit evropian thotë se e ardhja e shteteve evropiane varet direkt nga adaptimi dhe përkushtimi i tyre në inovacion dhe teknologji”, tha Cahani.


gjirafa

Me këtë rast edhe ministri i MZhE, Blerand Stavileci ka përgëzuar për këtë produkt, i cili tha se ky shërbim për sektorin privat ka karakter zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik.

“Në fakt në këto ditë të vështirë kur vëmendja e të gjithëve është e orientuar në probleme të tjera të cilat e preokupojnë vendin tonë, mendojë se gjëja më e mirë që po bëjmë në këtë drejtim e sidomos vet sektori privat që nuk ka të ndalur, duke prezantuar mundësi të reja të zhvillimit të cilat edhe e zhvillojnë biznesin normalisht, por në të njëjtën kohë ndihmojnë edhe zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik. Sidmos një projekt si ky që ndoshta shumë kush mund ta cilësoj si një projekt. Në fakt është diçka që ne e shohim pothuajse në të gjitha vendet e Evropës, ndërkaq në vendin tonë ka munguar”, theksoi Stavileci.

Kjo sipas tij, është një risi për bizneset. /Telegrafi/