‘Gjini’ flirton me Ingridin

Aktori ka shfrytëzuar këto momente të mbylljes së sezonit të spektaklit të humorit në “Top Channel”, për t’u marrë me biznesin e tij, si dhe për t’u angazhuar si lojtar në skuadrën e futbollit të Krujës.
Midis shumë artistëve që ai kishte ftuar, ra në sy prania e Ingrid Gjonit dhe Rozana Radit, dy aktorëve të “The SHBLSH”, Julian Deda e Gent Zenelaj, Big Mamës etj.
Besi kishte organizuar një mini shou me batuta e këngë, të kënduara nga Samanta Karavello, Emmy, por edhe Gaz Paja, një nga miqtë më të mirë të Besit.
Por festa ka qenë aq e gëzueshme dhe e çlirët, saqë artistët shumë shpejt kanë harruar praninë e paparacit në ambientet e lokalit. Në fotografi vihet re se gjatë gjithë momenteve Gjini ka qëndruar shumë afër Ingrid Gjonit, duke u përqafuar e komunikuar shumë pranë njëri-tjetrit.
Besi dhe Ingridi njihen në sajë të aktiviteteve të ndryshme të tilla që takohen bashkë. Ndërkohë gjatë mbrëmjes nuk është parë e dashura e Besit, edhe pse thuhet se ai ka një lidhje për momentin.
Ndërsa, sa i përket Ingridit, ajo pas ndarjes nga Enea ka vendosur të mos krijojë lidhje të gjata, e për më tepër të ekspozohet, pasi është shprehur vazhdimisht se ajo që ka bërë me Enean, duke e bërë të njohur në sajë të ekspozimit gjithandej me të, ka qenë një gabim. /PamoramaPlus/












































