LAJMI I FUNDIT:

Gjilani shpërndan çanta dhe materiale shkollore për 200 fëmijë të familjeve me asistencë sociale

Gjilani shpërndan çanta dhe materiale shkollore për 200 fëmijë të familjeve me asistencë sociale

Komuna e Gjilanit ka shpërndarë të martën çanta dhe materiale shkollore për 200 fëmijë të familjeve me asistencë sociale, nxënës nga klasa e parë deri të pestën.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka falënderuar organizatën Islamic Relief Kosova për bashkëfinancimin e këtij projekti, të cilët kontribuan që të shohim sot kaq shumë buzëqeshje në fytyrat e këtyre fëmijëve.


“Ne iu dëshirojmë një vit të mbarë dhe të suksesshëm në vitin e ri shkollor të gjithë nxënësve”, ka thënë kryetari Hyseni.​ /Telegrafi/