LAJMI I FUNDIT:

Gjilani prezantoi mundësitë për investime para bizneseve të diasporës

Gjilani prezantoi mundësitë për investime para bizneseve të diasporës

Komuna e Gjilanit në Konventën me Bizneset e Diasporës, e cila është mbajtur për dy ditë me radhë, ka prezantuar mundësitë për investimet në këtë komunë.

Valbona Tahiri, drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik, tha se kjo konventë ka qenë rast i mirë krijimin e lidhjeve mes bizneseve, për të rritur eksportet dhe ndihmuar në ngritjen ekonomike të Gjilanit dhe Kosovës.


Në ngjarjen e cila ka mbledhur qindra biznese të diasporës, janë paraqitur bashkëpunime të suksesshme mes bizneseve të Kosovës, diasporës dhe të huaja, prezantime nga komunat e zgjedhura të Kosovës në lidhje me planet e tyre potenciale ekonomike, mjedisin e biznesit dhe burimet e tjera për të nxitur bashkëpunime.

Drejtoresha e DZHE në Gjilan njoftoi se vizitat në terren do të organizohen për diasporën dhe bizneset e huaja në kompanitë e kësaj komune dhe të Kosovës, ku ata do të mund ta dëshmojnë së afërmi kapacitetet prodhuese të kompanive të Kosovës.

​Konventa e Bizneseve të Diasporës, urë lidhëse në mes afaristëve vendore e mërgatës
Lexo po ashtu ​Konventa e Bizneseve të Diasporës, urë lidhëse në mes afaristëve vendore e mërgatës

Në konventë u tha se sektorë të shumtë të industrisë në Kosovë kanë përmirësuar ndjeshëm kapacitetet e tyre të prodhimit, cilësinë e produkteve dhe janë të gatshme për eksport. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party

Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party

Prime Travel
Rusia ngrin llogaritë bankare të Finlandës dhe Danimarkës

Rusia ngrin llogaritë bankare të Finlandës dhe Danimarkës

Botë
Kalo në kategori