LAJMI I FUNDIT:

Gjilani nga sot me “kryetar të ri”, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën Olti Suliqit

Gjilani nga sot me “kryetar të ri”, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën Olti Suliqit

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ia ka dorëzuar detyrën Olti Suliqit, i cili së bashku me ekipin e tij do ta ushtrojnë këtë funksion për dy ditë.

“Sot është moment i veçantë pasi do të ushtrohet detyra e kryetarit dhe pozitave të tjera nga ana e fëmijëve të zgjedhur për dy ditë në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Fëmijët e të gjitha komuniteteve do të  udhëheqin dhjetëra aktivitete sot dhe nesër dhe në fund do të zgjedhim projektin për financim. Urime kryetarit Olti Suliqit, i cili, do ushtroj detyrën e kryetarit dhe ekipit të tij”, ka thënë Haziri.


Kreu i Gjilanit ka uruar që çdo fëmijë i Kosovës dhe i botës që të gëzojë të drejtat e barabarta, të trajtohen dhe të mbështeten në familje, shkollë dhe komunitet.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit dhe ekipi i tij gjatë ditës do të vizitojnë Policinë e Kosovës, do të vendosin një pano para teatrit të qytetit, do të vizitojnë repartin e Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm, për të përfunduar me vizitën në çerdhen e fëmijëve “Poema”.

Përbërja e fëmijëve që do t’i ushtrojnë detyrat në ekzekutiv është si vijon:

Olti Suliqi – Ushtrues detyre i kryetarit

Andi Daku – Ushtrues detyre si nënkryetarit të Komunës

Kanina Mehmeti – Ushtrues detyre e  kryesueses së Kuvendit

Melisa Jakupi – Ushtrues detyre e shefit të Kabinetit të Kryetarit

Fjolla Murati – Ushtrues detyre e asistentet së Kryetarit të Komunës​. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori